LAJMI I FUNDIT:

Thaçi reagon për vrasjen e gruas në Prizren: U bëjë thirrje organeve të drejtësisë dhe tërë shoqërisë që të ndalet dhuna

Thaçi reagon për vrasjen e gruas në Prizren: U bëjë thirrje organeve të drejtësisë dhe tërë shoqërisë që të ndalet dhuna
Foto: Ridvan Slivova-Telegrafi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Prizren.

Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, duke thënë se nuk mund të ketë asnjë arsye për të ushtruar dhunë në familje e aq më pak për të marrë një jetë njeriu.

Ai u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë dhe tërë shoqërisë të ndalet dhuna.


“Dhuna në familje është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë. Shpreh keqardhje të thellë për rastin e fundit në Prizren, derisa familjes i shpreh ngushëllimet në këto momente shumë të vështira. Nuk mund të ketë asnjë arsye për të ushtruar dhunë në familje e aq më pak për të marrë një jetë njeriu. Le të jetë kjo thirrje jo vetëm për organet e drejtësisë, por për tërë shoqërinë që të ndalet dhuna”, ka shkruar Thaçi.

Për vrasjen e gruas në Prizren, ka reaguar edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, e cila është nëna e këshilltares së tij.

“Thellë i prekur nga vdekja tragjike e Armenda Aliut, mikes sonë dhe nënës së koleges nga kabineti Diellza Hoti. Ngushëllime familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në një shkrim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Po ashtu kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ngjarja e rëndë e vrasjes në Prizren, është një akt i papranueshëm të cilin e dënon fuqishëm.

Ndryshe, viktima A.A dyshohet të jetë vrarë nga bashkëshorti i saj, rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Hysni Morina” në Prizren rreth orës 23:00.

Vrasje e rëndë në Prizren, burri vret gruan
Lexo po ashtu Vrasje e rëndë në Prizren, burri vret gruan

“Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë.

Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshimti ka kryer veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’. I dyshimti dhe viktima kanë qenë bashkëshortë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur gjithashtu se lidhur me rastin është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori