LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut shkrep edhe dy raketa në det

Koreja e Veriut shkrep edhe dy raketa në det

Koreja e Veriut shkrepi dy raketa të tjera në det të martën, ndërsa kritikoi SHBA dhe Korenë e Jugut për ushtrime të përbashkëta ushtarake që fqinji verior i sheh si një kërcënim.

Ministria e Jashtme e vendit ka kritikuar më parë Uashingtonin dhe Seulin për ushtrime të përbashkëta ushtarake, të cilat i sheh si një provë pushtimi, e cila “detyron Korenë e Veriut të zhvillojë, testojë dhe përdorë mjetet e fuqishme fizike të nevojshme për mbrojtjen e vendit”.


Pyongyang thuhet se është ende i interesuar për dialog, por do të kërkojë një “rrugë të re” nëse SHBA dhe Koreja e Jugut nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre.

“Mbetemi të përkushtuar për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut. Por dinamika e dialogut do të jetë më pak e parashikueshme nëse vazhdojnë lëvizjet armiqësore ushtarake,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Koresë Veriore.

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do të presë për të parë nëse ushtrimet e gushtit u zhvilluan në të vërtetë për të vendosur fatin e diplomacisë së saj me Shtetet e Bashkuara. Kjo do të ndikojë gjithashtu në vendimin për të pezulluar testet bërthamore dhe raketat me rreze të gjatë veprimi nga ana e Kim Jong-un.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut fillimisht nuk konfirmoi fillimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, dhe ministri i Mbrojtjes Jong Kyong-du i tha parlamentit se ushtrimet kishin filluar.

Ai nuk dha detaje të ushtrimeve, të cilat pritej të ishin simulime kompjuterike, dhe jo ushtrime të ushtrisë dhe pajisjeve aktuale.

Koreja e Veriut ka lansuar dy herë raketa me rreze të shkurtër veprimi brenda dy ditëve të fundit.

Ekspertët thonë se lansimet e raketave mund të intensifikohen nëse nuk nisin bisedimet bërthamore, të cilat kanë ngecur qëkur Kim dhe Trump shkurtuan samitin në Hanoi në të cilin ata nuk arritën  marrëveshje, madje nuk miratuan as deklaratën e përbashkët. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori