LAJMI I FUNDIT:

Rekomandime për qytetarët për valën e nxehtë në Maqedoni

Rekomandime për qytetarët për valën e nxehtë në Maqedoni

Të mos hidhen cigare, mbeturina qelqi dhe shishe prej xhami, të mos ndizen zjarre dhe skarë në hapësira të hapura, të mos lejohet që fëmijët të luajnë me zjarr, të mos ndizet mbeturina dhe nëse vërehet zjarr menjëherë të njoftohet Njësia territoriale kundër zjarrit në numrin falas 193.

Këto janë disa nga rekomandimet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) pas paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike për valën e nxehtë që do ta përfshij vendin tonë në ditët e ardhshme, posaçërisht nga dita e enjte deri ka mesi i javës së ardhshme, njofton Telegrafi Maqedoni.


Të enjten temperaturat në Maqedoni do të arrijnë deri 41 gradë celcius
Lexo po ashtu Të enjten temperaturat në Maqedoni do të arrijnë deri 41 gradë celcius

Krahas rekomandimeve për sjellje në kushte të këtilla, DMSH ndërmerr edhe masa parandaluese për mbrojtje nga zjarret në pyje dhe zjarre tjera në hapësira të hapura. Ata ju bëjnë apel komunave, qytetarëve dhe vizitorëve të vendit të kenë kujdes kur janë në hapësira të hapura.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim rikujton se nga muaji mars është marrë vendim ku ndalohet lëvizja nëpër pyje përveç të punësuarve në pyjet nacionale, me qëllim që të mbrohen pyjet.

Nga 15 qershori deri më 15 gusht, në gjithë vendin, po zbatohet Fushata për mbrojtjen nga zjarret me moton ‘E ardhmja ju takon atyre që janë të përgatitur – Natyra është përgjegjësia jonë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori