LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Më 22 gusht votohet edhe marrëveshja IPA me BE-në në vlerë 100 milionë euro

Hoti: Më 22 gusht votohet edhe marrëveshja IPA me BE-në në vlerë 100 milionë euro

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se me propozim edhe të LDK-së, më 22 gusht kur pritet të shpërndahet Kuvendi i Kosovës, do të votohet marrëveshja IPA me BE-në në vlerë 100 milionë euro.

Hoti në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se në fillim të seancës do të votohet kjo marrëveshje e pastaj do të bëhet shpërndarja e Kuvendit.

“Kuvendi i Kosovës shpërndahet në seancën e 22 gushtit 2019. Në atë seancë, me propozim edhe të LDK-së, do të votohet marrëveshja IPA me BE-në prej 100 mil euro. Menjëherë pas seancës caktohet data e zgjedhjeve, ku qytetarët vendosin kush duhet të udhëheq me Kosovën. Kjo legjislaturë e Kuvendit duhet të jetë mësim për tjerat që vijnë, se nuk mund të qeveriset vendi pa legjitimitet politik dhe pa shumicë parlamentare, nuk mund të qeveriset me njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë përveç interesave të caktuara”, ka shkruar ai./Telegrafi/