LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj i reagon gjeneralit serb që tha se kanë përkrahjen e rusëve për Kosovën

Hoxhaj i reagon gjeneralit serb që tha se kanë përkrahjen e rusëve për Kosovën

Gjenerali i ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, ka deklaruar se Rusia si partner strategjik i Serbisë do të vazhdojë ta përkrah vendin e tij.

Këto komente zyrtari i lartë ushtarak serb i bëri gjatë vizitës zyrtare në Moskë, ku shtoi për të përditshmen serbe Novosti se me vëmendje kanë analizuar situatën në Kosovë dhe se sipas tij veprimet e njëanshme të Prishtinës po rrezikojnë sigurinë, transmeton Telegrafi.


“Kemi përkrahjen nga zyrtarët e lartë ushtarakë rusë se si të veprojmë lidhur me çështjen e Kosovës. Natyrisht se jemi të interesuar për sigurinë e serbëve jo vetëm në veri të Kosovës, por në gjithë vendin”, ka shtuar gjenerali serb.

E lidhur me këto deklarata të gjeneralit serb ka reaguar Enver Hoxhaj në një postim në profilin e tij në Twitter, ku ka shkruar se si mesazhet dhe kërcënimet nga ana e Serbisë në drejtim të Kosovës janë duke u bërë çdo herë e më të shpeshta.

“Mesazhet dhe kërcënimet e forta nga ana e Serbisë janë duke u bërë çdo herë e më të shpeshta. Sot, gjenerali Mojsilloviq ka deklaruar se kanë përkrahjen e Rusisë sa i përket Kosovës. Çfarë duan ata? Të sfidojnë NATO-n, ushtarët e KFOR-it. Kaq nga Serbia “evropiane”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori