LAJMI I FUNDIT:

Formacioni me të cilin pritet të luajë Chelsea kundër Unitedit në fundjavë

Formacioni me të cilin pritet të luajë Chelsea kundër Unitedit në fundjavë
Frank Lampard (Foto: Getty Images/Guliver/Goal)

Në fundjavën e ardhshme do të nisë sezoni i ri 2019/2020 në kampionatin anglez të futbollit, Liga Premier.

Që në javën e parë të edicionit të ri, do të shohim një derbi të madh, atë ndërmjet Manchester Unitedit dhe Chelseat.

Goal ka bërë një formacion të mundshëm, me të cilin pritet të startojë Frank Lampard kundër Unitedit në Old Trafford.


(Foto: Goal.com)

Formacioni i mundshëm i Chelseat kundër Manchester Unitedit:
Portier: Kepa Arrizabalaga.
Mbrojtës: Emerson Palmieri, David Luiz, Kurt Zouma, Cesar Azpilicueta.
Mesfushorë qendrorë: N’Golo Kante, Jorginho.
Mesfushorë ofensivë: Christian Pulisic, Mason Mount, Pedro Rodriguez.
Qendërsulmues: Tammy Abraham

/Telegrafi/