LAJMI I FUNDIT:

Prestigjiozja britanike ‘Metro’: Dua Lipa e merr të dashurin në vendlindjen e prindërve të saj – Kosovën

Prestigjiozja britanike ‘Metro’: Dua Lipa e merr të dashurin në vendlindjen e prindërve të saj – Kosovën

Gjërat po shkojnë duke u nxehur për Dua Lipën dhe Anwar Hadid, aq shumë, sa që ajo e ka prezantuar atë në vendlindjen e prindërve të saj, Kosovën, e nis artikullin e saj prestigjiozja britanike ‘Metro.co.uk’, kushtuar këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.

Dua ka lindur në Londër, por që të dy prindërit e saj janë prej Prishtinës – Kosovë dhe që më pas kanë emigruar në Britani të Madhe.


Ajo bashkë me familjen qëndrojnë prapa festivalit më të madh ndërkombëtar të muzikës që ka Kosova, i cili nisi vitin e kaluar dhe sivjet po mbahet për herë të dytë nga data 2 gusht.

Në vazhdën e festivalit, Dua ka ngacmuar fansat me njoftime të mëdha, përfshirë Miley Cirus dhe Calvin Harris, të cilët performuan për herë të parë në Prishtinë.

Duke shpërndarë një sërë postimesh në rrjetet sociale nga shijimi i jetës në turmën e festivalit, autorja e hitit “New Rules” kishte me vete edhe dashurinë e re Anwar Hadidin, teksa me të shoqërohej në prani të prindërve të motrës dhe të vëllait më të ri.

Festivalin e ka për zemër Dua derisa ai mbahet në bashkëpunim me Sunny Hill Foundation – një organizatë bamirësie e krijuar në Prishtinë, që për synim ka të ndihmojë vullnetarisht të gjithë ata që kanë nevojë.

Ajo dhe Anwar janë në lidhje që prej qershorit, ku dyshja thuhet se u bë bashkë vetëm pak javë prej kur Dua u nda nga ish i dashuri i saj Isaac Carew.

Dua dhe Isaac kanë qenë në lidhje ‘on and off’ që prej 2013, gjersa për herë të parë u ndanë më 2017, para se të bashkoheshin një vit më vonë.

Burime të ‘Metro.co.uk’, njoftojnë se dyshja derisa dëshironin që lidhja e tyre të funksiononte ‘hasën në telashe për ta parë njëri-tjetrin’ pasi që orari i Duas shkonte duke u stërngarkuar.

Në korrik Dua ka njoftuar se ajo tashmë është me Anwar – vëllain e vogël të Gigi dhe Bella Hadid. /Telegrafi/

Isaac Carew dhe Dua Lipa (Foto: Getty Images/ Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori