LAJMI I FUNDIT:

Mickoski propozon dy data për zgjedhjet e ardhshme kuvendare

Mickoski propozon dy data për zgjedhjet e ardhshme kuvendare

Nëpërmjet një konference për shtyp, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se si OBRM-PDUKM kanë ofruar dy data për zgjedhjet e parakohshme kuvendare, në fillim të prillit të vitit të ardhshëm apo në fund të muajit maj.

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet të gazetarëve në konferencën kushtuar gjendjes ekonomike në vend, përshkroi atmosferën e takimeve mes grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës maqedonase, duke thënë se në takime po vërehet “ndjesia e hakmarrjes dhe sulmit” ndaj OBRM-PDUKM-së.

Megjithatë, Mickoskit u shpreh optimist dhe se pret që të arrihet marrëveshja për Ligjin për prokurori publike që do ta rregullojë statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale Publike, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Dëshiroj të jem optimist dhe besoj që pushteti do të bjerë në mend dhe do ta pranojnë propozimin e OBRM-PDUKM-së. E di se do të prononcohen me komente, por ne kemi qëndrim parimor dhe nuk frikësohemi të ballafaqohemi me faktet e palës kundërshtare. Ato tek bisedime, posaçërisht në përgatitjen e atij ligji, shprehet ndjesia për hakmarrje, sulm për kundërshtarët politik”, tha Mickoski.

Ai shtoi se në mënyrë paralele po zhvillohen edhe takimet mes grupeve punuese për regjistrimin e popullsisë dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por refuzoi ta cek qëndrimin e partisë së tij për ndryshimin e modelit zgjedhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori