Besnik Tahiri, koordinator nacional për reforma shtetërore në Qeverinë Haradinaj, ka thënë se partia e tij AAK, sipas sondazheve, është e para në vend.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se AAK do të fitonte mbi 22 për qind të votave sikur të mbaheshin sot zgjedhjet. Kjo ka thënë se do ta nxirrte AAK-në si parti numër një në vend.
“Me AAK-në të Parën, Qytetarët të Parët, Kosova e 100 % e Para! Në bazë të sondazheve të fundit, të jashtme, të opinionit publik, sikur zgjedhjet të mbaheshin sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të fitonte mbi 22 përqind të votave. Kjo do ta nxirrte AAK-në, partinë numër 1 në vend, pra fituese të zgjedhjeve. Sipas sondazhit, kjo lidhet fortë me përkrahjen që qytetarët i japin punës dhe politikave qeverisëse të Kryeministrit Ramush Haradinajt, me përkrahje të mbi 55% të tij, dukshëm larg liderëve të partive tjera”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë i Tahirit:
Me AAK-në të Parën, Qytetarët të Parët, Kosova 100 % e Para!
Në bazë të sondazheve të fundit, të jashtme, të opinionit publik, sikur zgjedhjet të mbaheshin sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të fitonte mbi 22 përqind të votave. Kjo do ta nxirrte AAK-në, partinë numër 1 në vend, pra fituese të zgjedhjeve. Sipas sondazhit, kjo lidhet fortë me përkahjen që qytetarët i japin punës dhe politikave qeverisëse të Kryeminstrit Ramush Haradinajt, me përkrahje të mbi 55% të tij, dukshëm larg liderëve të partive tjera.
Kur kësaj i shtohet fakti që projeksionet e sondazhit flasin për trend në rritje të Aleancës, atëherë presioni mbi ne si subjekt është pozitiv, pra që të bëjmë më shumë, ndërsa mbi disa parti tjera është presion negativ. Ato duhet të bëjnë çmos ta ndalin rënien, të mos dështojnë.
Aleanca nuk i referohet sondazheve të jashtme, pa i ekzaminuar, validuar dhe krahasuar ato me sondazhet e brendshme të saj.
Si Aleancë, kur shohim këtë mbështetje në rritje për ne dhe për Lidershipin e Ramush Haradinaj, ne ju garantojmë që nuk do të ndalemi në përpjekjet dhe kursin e qartë, në shtyrjen përpara të interesave të shtetit dhe të qytetarëve tanë”, (sic.), ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë