LAJMI I FUNDIT:

Anëtarët bullgarë kërkojnë takim të ri në Komisionin për histori në fund të muajit gusht

Anëtarët bullgarë kërkojnë takim të ri në Komisionin për histori në fund të muajit gusht

Angel Dimitrov, kryetar i palës bullgare në Komisionin për Çështje Historike, i thirri historianët nga Maqedonia në takim të jashtëzakonshëm në fund të muajit gusht ku do të bisedohet për figurën e Goce Dellçevit dhe për veprat e tij.

“Sot ju bëmë thirrje kolegëve në takim, në vend ku ato do të zgjedhin, nëse duan mund edhe në ndonjë pushimore në Bullgaria, të takohemi në fund të muajit gusht dhe ta lehtësojmë punën për në shtator. Kemi kërkuar më shumë herë që takimet tona të jenë më të shpeshta, por kolegët tonë janë të mendimit se gjashtë takime në vit janë mjaftueshëm”, tha Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Thirrja për takim të ri vjen një ditë pasi kryeministri bullgar Borissov kërkoi nga Komisioni i përbashkët takime më intensive që deri në tetor të gjejnë kompromis për Goce Dellçevin.

“Është e qartë për Bullgarinë figura e Goce Dellçevit. Historianët nuk do të thonë se kush është Goce Dellçev, por ata mund ta vërtetojnë apo ta mohojnë atë që ka thënë ai për veten, për familjen e tij, për rrethinën ku ka punuar dhe për cilat interesa ka humbur jetën. Dallimet këtu janë fundamentale”, tha Dimitrov.

Kryetari i delegacionit nga Maqedoni, Drago Georgiev thotë që të mund të gjendet kompromis për Dellçevin duhet që të mos insistohet tek identiteti i tij, por të potencohet rëndësia që ka Dellçev për dy popujt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori