LAJMI I FUNDIT:

Varviciotis: Besojmë në zgjerimin e BE-së

Varviciotis: Besojmë në zgjerimin e BE-së

Sa i përket Shkupit, qëllimi ynë është që të normalizojmë pasojat negative të marrëveshjes së Prespës për produktet greke, përdorimin e emrit Maqedoni, tha ministri i Jashtëm Alternativ grek, Miltiadis Varviciotis në një intervistë për radion greke “Athinë 984”.

Duke folur për perspektivën evropiane të vendeve në rajon, Ministri i Jashtëm Alternativ grek thotë se Greqia mbështet zgjerimin e BE-së, njofton korrespondentja e AIM-së në Athinë.


“Politika jonë kombëtare ka qenë dhe mbetet e njëjtë, ne besojmë në shtrirjen e Evropës në fqinjët tonë, por kjo nuk mund të jetë në kurriz të interesave tona kombëtare dhe nuk mund të jetë me nxitim pa përmbushur parakushtet themelore”, tha Varviciotis./Telegrafi/