LAJMI I FUNDIT:

Elezi: ‘TVSH-ja ime’ po i arrin qëllimet, kthehen paratë tek qytetarët

Elezi: ‘TVSH-ja ime’ po i arrin qëllimet, kthehen paratë tek qytetarët

Zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi thotë se ‘TVSH-ja ime’ tashmë po jep rezultatet për qëllimin që është vendosur, ndikon në uljen e ekonomisë gri dhe kthehen paratë tek qytetarët.

Elezi theksoi se përfshirë ditën e djeshme qytetarët kanë realizuar kthimin e mbi 930 mijë euro, duke skanuar thuajse 7 milion llogari fiskale me fitim prej 3.5 milion denarë. Zëvendësministrja Elezi, tha se 143 mijë qytetarë kanë skanuar llogari fiskale, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Duke pasur parasysh trendin e rritjes nga dita në ditë të regjistrimit të shfrytëzuesve dhe llogarive të skanuara, presim që numri i llogarive të skanuara në muaj dhe shuma e kthimit në muajt në vazhdim të rritet”, tha Elezi.

Zëvendësministrja theksoi se numri i llogarive të anuluara është ulur për 15% në këtë periudhë, ndërsa është dyfishuar dhe numri i denoncimeve për mos dhënien e llogarive fiskale në krahasim me vitin e kaluar.

Në raport me uljen e ekonomisë gri, Elezi sqaroi se pagesa totale e TVSH-së është përmirësuar për 18.3% në krahasim me vitin e kaluar.

“Pagesa e TVSH-së nga fillimi i korrikut e deri më tani kap shifrën prej 75 milion euro. Kjo është një rritje prej 18.3% në krahasim me vitin e kaluar. Përmirësimi i pagesës së TVSH-së, bashkë me pagesën perfekte të tatimit personal, akcizave si dhe kontributeve – kontribuojnë në mbledhjen e të hyrave për muajin korrik që të jetë më e lartë 16% në krahasim me vitin e kaluar. Me këtë, nga fillimi i vitit e deri më tani të hyrat në buxhetin shtëtëror janë rritur për 7.4% në krahasim me vitin e kaluar -, tha Elezi.

Ajo shtoi se ashtu siç rritet skanimi i llogarive, pritet që edhe pagesa e TVSH të realizojë edhe më shumë rezultate të mira, si dhe të ndikojë në pagesën e të hyrave në buxhetin shtetërorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori