LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Cikël i ri i investimeve prej 5 miliard eurove, ekonomia vazhdon të rritet

LSDM: Cikël i ri i investimeve prej 5 miliard eurove, ekonomia vazhdon të rritet

Nga partia në pushtet, LSDM thonë se Qeveria vazhdon me realizimin e masave dhe politikave që sigurojnë rritje dhe zhvillim ekonomik.

“Në atë drejtim, fillon cikli i investimeve prej 5 miliard euro që ka për qëllim ta përshpejtojë rritjen.


Janë projektuar një miliard euro për rrugë, mbi një miliard euro për hekurudhë dhe mbi një miliard euro për energjetikë.

Do të investohet në investime kyçe kapitale si HC Çebren, përçuesi i lartë drejt Shqipërisë bashkë me gazsjellësin, Qendër e re klinike, ndërsa pasojnë edhe investimet në bujqësi dhe zhvillim rural, stacione filtruese për ujërat e zeza, sisteme kanalizimi, shkolla, çerdhe dhe shumë projekte tjera të rëndësishme për qytetarët.

Edhe një dëshmi për reformat e suksesshme të LSDM-së dhe Qeverisë është Raporti i ri i Organizatës botërore të tregtisë sipas të cilit shteti ka arritur përparim të madh ekonomik, që paraqet një vlerësim pozitiv për politikat ekonomike që i udhëheq kjo qeveri”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se për vetëm dy vite, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, nga ekonomia e gjetur prej -1.8 BPV, me politikat e suksesshme ekonomike ka arritur rritje prej 4.1 për qind, në tre mujorin e parë vitit 2019.

“Sot, shteti ynë ka përparim prej 25 vendeve në indeksin global të inovacionit për vitin 2019, gjegjësisht tani vendi ynë është në pozitën e 59, në krahasim me vitin e kaluar që ishim në vendin e 84”, deklarojnë nga partia.

OBRM-PDUKM: Pushteti vazhdon të gënjej se ka siguruar rritje ekonomike
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Pushteti vazhdon të gënjej se ka siguruar rritje ekonomike

Nga atje shtojnë se numër rekord i kompanive, mbi 250, në vitin 2018 kanë përfituar mbështetje financiare nga shteti, ndërsa Qeveria i ka ndihmuar ekonomisë me 40.7 milion euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori