Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se konsumatorët e Z-Mobile do të kalojnë gradualisht në Telekom.
Lluka, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Telekomi dhe Z-Mobile nuk kanë gjetur mirëkuptim dhe nga sot është shkëputur kontrata mes tyre.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka sqaruar edhe fatin e numrave që aktualisht operojnë me Z-Mobile.
“Tash është një fazë tranzicionale rreth 120 ditë ku klientët e Z-Mobile nuk do të mbesin pa shërbim dhe gradualisht do të transferohen në Telekomin e Kosovës”.
Lluka ka thënë se Telekomi në vazhdimësi ka operuar me humbje dhe interesimi për të investuar në të ka qenë shumë i vogël.
“Kjo çfarë ka ndodhur sot do t’i lejojë Telekomit që të rrisë të hyrat. Pra do të ketë rreth 300 mijë numra shtesë që mund t’i sjellin të hyra të mira dhe nëse menaxhmenti i Telekomit tregohet i vëmendshëm dhe nuk i rrisin shpenzimet, shumë shpejt kompania mund të shndërrohet në një kompani profitabile”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se Telekomi ka nevojë për investime, pasi që prej pesë vitesh në këtë kompani nuk është investuar.
Lluka ka dhënë se borxhi i vendosur nga Arbitrazhi duhet të paguhet për të treguar se Kosova është shtet dhe respekton ligjin.
Ai ka thënë se mos pagesa e borxhit do të ishte një mesazh negativ për investitorët e jashtëm.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka thënë se oferta që Telekomi i ka bërë Z-Mobile ka qenë interesante, pasi që është ofruar një pagesë mujore prej 300 mijë euro deri në pagesën e plotë të borxhit për një periudhë gjashtë vjeçare.
Ai thotë se Z Mobile nuk e ka pranuar këtë ofertë duke kërkuar që të bëhet pagesa e gjithë shumës së caktuar nga arbitrazhi për gjashtë muaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova