LAJMI I FUNDIT:

Pesë talentët e Juventusit që e meritojnë shansin në skuadrën e parë

Pesë talentët e Juventusit që e meritojnë shansin në skuadrën e parë

Juventusi tashmë ka ndërtuar një skuadër që po konkurron për të gjithë trofetë në Evropë, derisa janë në kërkim të triumfit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane në sezonin e kaluar e fitoi titullin e tetë më radhë në Serie A, por që ende po u mungon suksesi në Evropë.


Zonja e Vjetër ka investuar ndër vite në lojtarë të talentuar, por prej tyre dallohen pesë emra që në sezonin e ri e meritojnë të kenë një shans në skuadrën e parë:

Manolo Portanova

Mesfushori 19-vjeçar po i impresionon të gjithë në akademinë e Juventusit, derisa në mediat italiane raportohet se lojtari e meriton një shans në sezonin e ri në skuadrën e parë. Cilësitë e tij janë për t’u admiruar, e që mungesa e një mesfushori organizativ të torinasit, mund t’i sigurojë Portanovas një vend në skuadrën e parë.

Rodrigo Bentancur

Uruguaiani 22-vjeçar kishte filluar mjaftë mirë aventurën te Juventusi, mirëpo lëndimet bënë që ai të humbiste vendin e titullarit në sezonin e kaluar, por që në sezonin e ri do ta ketë shansin që ta fitojë sërish pozicionin e tij, derisa do të garojë me Aaron Ramseyn dhe Adrien Rabiotin.

Pablo Moreno

Sulmuesi i talentuar spanjoll rrjedh nga akademia e Barcelona, mirëpo Juventusi arriti ta transferonte atë në verën e kaluar. Moreno mund të shkojë hapave të Moise Kean, por dallimi mes tyre është se spanjolli ka një teknikë të jashtëzakonshme dhe është shumë i shpejtë.

Stephy Mavididi

Një emër shumë i njohur për tifozët e Arsenalit. Stephy Mavididi kaloi në verën e kaluar te Zonjae  Vjetër nga Gunner, pas tetë vitesh qëndrimi në veri të Londrës. Sulmuesi i talentuar në sezonin e kaluar kishte shënuar gjashtë gola, e që në Itali shihet si njëri ndër sulmuesit më të talentuar.

Matheus Pereira

Braziliani 21-vjeçar është shumë i adhuruar nga Juventusi, pasi mund të luajë që nga mesfushori defanziv e deri në fazën e sulmit. Kampioni i Serie A-së më shumë gjasë do t’i jap shansin Pereiras që të debutojë në skuadrën e parë në sezonin e kaluar, derisa do të jetë një shan i mirë për të që t’i tregojë aftësitë e tij si në driblim, ashtu edhe në fazat defanzive dhe ofanzive. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori