LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Qendrat Korrektuese, në kurs të pakthyeshëm drejt avancimit, standardeve dhe respektimit të ligjit

Tahiri: Qendrat Korrektuese, në kurs të pakthyeshëm drejt avancimit, standardeve dhe respektimit të ligjit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 41-të, të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Në një njoftim për media në fjalën e tij, Tahiri ka theksuar se pjesë e trashëgimisë së tij, është  avancimi në sistemin korrektues të Republikës së Kosovës.

“Infrastruktura ka shënuar përmirësim të plotë dhe vazhdon të përmirësohet edhe sot.  Qendra të reja janë hapur e ato të vjetrat janë rinovuar. Kemi menaxhim efikas të procedurave standarde të veprimit, dhe kemi ulur për herë të parë në një nivel të plotë, dukuritë negative brenda burgjeve. Sot Qendrat Korrektuese, nuk janë as për së afërmi ato që kanë qenë dikur, dhe të njëjtat i kemi vendosur në një kurs të pakthyeshëm drejt avancimit, standardeve dhe respektimit të ligjit”, ka thënë Tahiri.


Tahiri po ashtu ka uruar gjeneratën e re të kadetëve, duke kërkuar nga ta që të përkushtohen në zbatimin e ligjit.

“Ngjashëm do të definohet nga përkushtimi juaj për t’i dhënë njeriut dinjitetin që i takon, pavarësisht faktit se ai mbahet në korrektim. Dhe në mes të kësaj pune, përkushtimi juaj, është ai që do bëjë diferencën, në rast se Qendrat tona Korrektuese do jenë referencë e sundimit të ligjit, apo degradimit të tij. Prandaj, për fund, duke ju dëshiruar sukses në karrierë, avancim dhe ngritje profesionale në të ardhmen, ju ftoj që të jepni maksimumin tuaj që këtij segmenti të rëndësishëm të zbatimit të ligjit, t’i jepni dimension kuptimplotë, efikas e të përgjegjshëm”, ka thënë ndër të tjera Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori