LAJMI I FUNDIT:

Në AAK thonë se nuk do të ketë vakum institucional

Në AAK thonë se nuk do të ketë vakum institucional
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mbajti sot mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë, nën kryesimin e kryetarit të partisë Ramush Haradinaj ku të pranishëm ishin edhe kryetarët e degëve.
Në mbledhje u diskutua për zhvillimet politike në vend si dhe caktuan shtabin zgjedhor për zgjedhjet  e jashtëzakonshme në vend pas dorëheqejes së Kryeministrit Haradinaj.
Sipas njoftimit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehu besimin e plotë  që kjo gjendje do të tejkalohet duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi si dhe nuk do të ketë vakum institucional.
Forumet e partisë shprehen vullnetin e madh që AAK të garojë e vetme në këto zgjedhje por duke mos përjashtuar bashkëpunimet me partitë që kanë orientime politike të njëjta.
Këshilli  Drejtues në takim votoi për emërimin e znj. Albena Reshitaj  nënkryetare të AAK-së si dhe të z. Bajram Hasanit anëtar i Kryesisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori