LAJMI I FUNDIT:

Fton Veselin dhe Limajn për një takim, Haradinaj ironizon duke thënë se do të flasin për “ngrohjen globale”

Fton Veselin dhe Limajn për një takim, Haradinaj ironizon duke thënë se do të flasin për “ngrohjen globale”

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka ftuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, Fatmir Limajn e Nismas Socialdemokrate dhe partnerët tjerë të koalicionit nesër në takim.

“E di që është prishur komoditeti i Qeverisë që kemi qenë në pushtet. Por, çka me bë. A me ruajt pushtet a me ruajt shtet. Ose a me ruajt Qeveri a me ruajt shtet. Ne duhet me shtetin, qeveritë ndërrohen, jetojmë në demokraci, por shteti mbetet. E kam ftuar për nesër edhe kryetarin Veseli, kryetarin Limaj, si dhe partnerët tjerë të koalicionit për një konsult për nesër”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se për çfarë do të bisedohet nesër, ai duke ironizuar duke thënë “për ngrohjen globale”.


Ndryshe, Haradinaj, ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të vendit.

Ai në një konferencë për media ka thënë se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të dijë se si vazhdon qeverisja më tej.

Haradinaj ka thënë se deri sa të vijë Qeveria tjetër, ka përgjegjësi për vendin.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

“Partia që udhëheqi mbështesim shpërbërjen e parlamentit, kurdo që mund të thirret një seancë për shpërbërje – nëse kjo e përshpejton procesin e zgjedhjeve. Por kjo nuk bëhet që të përshpejtohen afatet për zgjedhje, kjo bëhet për herët e ardhshme. Kushtetuta jonë nuk e ka prezicuar se çfarë thonë kur pushtetarët japin dorëheqje, për këtë unë e kam bërë pyetjen jo vetëm për këtë kohë, por në vazhdimësi. Unë kam kërkuar nga grupi ynë parlamentar, nga Ahmet Isufiu t’i filloj konsultat me grupet parlamentare për shpërbërjen e Kuvendit. Presidenti ka paralajmëruar por ende nuk kemi marrë ftesë për takim”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori