LAJMI I FUNDIT:

“Eko-Svest”: Plani i veprimtarisë së gjelbër në Shkup po përpunohet me dyer të mbyllura

“Eko-Svest”: Plani i veprimtarisë së gjelbër në Shkup po përpunohet me dyer të mbyllura

Plani i Veprimit të Gjelbër për Qytetin e Shkupit, i cili është aktualisht në përpunim e sipër, po përpunohet me dyer të mbyllura. Organizatat e shoqërisë civile aktive në sektorin e mjedisit, edhe pse zyrtarisht janë kërkuar, nuk janë ftuar në asnjë prej seminareve, thonë nga shoqata “Eko-Svest”. Nga atje ata theksojnë se sjellja e një plani të rëndësishëm për cilësinë e jetës së banorëve të kryeqytetit në një mënyrë jo transparente mund të nënkuptojë përsëri shpenzime të gabuara pa ndonjë përmirësim.

“Këtë vit qyteti i Shkupit është bërë një nga 29 qytetet në botë që marrin mbështetje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të përpunuar Planin e veprimit të gjelbër (Green City Action Plan) me qëllim për të filluar zgjidhjen e problemeve mjedisore që janë më urgjente. Këto plane të veprimit të gjelbër duhet të kryhen në mënyrë transparente me pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve nga faza e identifikimit të problemit, por të gjitha prezantimet dhe seminaret që janë mbajtur deri më tani si pjesë e këtij procesi në Shkup ishin vetëm me ftesa, organizatat dhe qytetarët nuk u ftuan”, thonë ata nga “Eko-Svest”.


Nga Shoqata thonë se në prill ata dërguan kërkesë për pjesëmarrje në proces së bashku me një listë të organizatave të shoqërisë civile që mund të kontribuonin në gjetjen e problemeve dhe bërjen e planit të veprimit të gjelbër, por askush nuk u ftua në prezantime dhe punëtori./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori