LAJMI I FUNDIT:

Duhet të kthehet besimi i humbur i qytetarëve në Prokurorinë e Maqedonisë së Veriut

Duhet të kthehet besimi i humbur i qytetarëve në Prokurorinë e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Shoqatës së gjykatësve në Maqedoninë e Veriut, Xhemali Saiti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se Ligji që rregullon punën e Prokurorisë Themelore Publike duhet të ketë sa më pak zbrazëtira ligjore, në mënyrë që të jetë i zbatueshëm në praktikë. Sahiti flet edhe për rastin “Zhvatja”, ku zyrtarë të Prokurorisë Speciale po dyshohen se janë të përfshirë në rast korruptiv.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Saiti, duket se ka shumë dallime nga ana e partive politike rreth ligjit që duhet të miratohet për punën e Prokurorisë Themelore Publike. Shikuar nga këndi juaj si kryetar i Shoqatës së gjykatësve, çka është kruciale, përkatësisht në çka duhet pasur kujdes që të ketë një ligj i cili do të krijojë kushte për prokurori të pavarur dhe funksionale që do të kontribuojë për funksionimin e drejtësisë?

Xhemali Saiti: Mendoj se faktori politik do të gjejë gjuhë të përbashkët dhe mendoj se do të aplikohen norma dhe standarde të cilat janë të pranueshme tepër të gjithë ne. Ky ligj (Ligji për punën e Prokurorisë Themelore Publike) duhet që të ngërthejë në vete sido që të jetë e mundur zbrazëtira sa do të jetë e mundur më të vogla juridike, që gjatë jetësimit të jetë sa më praktik dhe i zbatueshëm.


Radio Evropa e Lirë: A ka ndikuar në rënien e besimit të qytetarëve te Prokuroria Speciale pas publikimit të aferës e njohur si “Zhvatja”, ku ish-kryeprokurorja e Speciales, Katica Janeva dyshohet se është e përfshirë në një rast korruptiv?

Xhemali Saiti: Rasti “Zhvatja”, e ka lëkundur shumë besimin te kjo prokurori (Prokuroria Speciale), të mos themi e ka zhdukur në këtë moment. Edhe pse tani, sipas mendimit tim, procedura për rastin “Zhvatja” zhvillohet në mënyrë shumë folklorike në media, që është jotipike për sa i përket procedurave. Nëse procedura rezulton se prokurorë të caktuar kanë keqpërdorur detyrën zyrtare lidhur me lëndën “Zhvatja”, atëherë kemi dy dimensione. Njërin e kemi dimensionin konkret, lidhur me kryerësit e veprave penale qofshin ata dhe persona zyrtarë.

Kurse pozicionin tjetër e kemi të ardhmen e këtij institucioni, që në këtë moment ky institucion, ashtu siç është, nuk ka aspak të ardhme pa u integruar në një organ tjetër, që me siguri paraqet mënyrën e vetme se si të integroni në një sistem legal juridik, ku kemi një situatë të tillë, përkatësisht një besim aq të ulët sa i takon punës së tyre, por edhe një situatë ku ligji aktual për punën e Prokurorisë Speciale, sa i takon mandatit, sepse kjo prokurori kishte afat të caktuar.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Saiti, zgjidhja e statusit të Prokurorisë Special shihet si shtylla e kryesore në reformat e sistemit gjyqësor. Kjo porosi u dha shumë qartë edhe nga zyrtarët e lartë të Uashingtonit dhe Brukselit. Integrimi i Speciales në Prokurorinë Themelore a do ta bënte më funksionale luftën ndaj krimit në nivel të lartë?

Xhemali Saiti: Pikërisht aty është dhe përgjigja. Kur thash se e vetmja (mënyrë) për të shpëtuar këtë institucion (Prokurorinë Speciale) është integrimi. Ky institucion kur do të integrohet në një institucion tjetër, atëherë fillohet nga e para. Fillon një përzierje e aktorëve që do të marrin pjesë në të gjitha procedurat dhe është mundësia e vetme që të ruhen procedurat e hapura, përkatësisht lëndët e hapura, të cilat ende janë gjallë dhe kjo është mënyra e vetme që të vazhdojnë të procedohen ato lëndë në gjykata.

Kur jemi te lëkundja e besimit ndaj institucionit të Prokurorisë Speciale, tani duket qartë se kishim një situatë joreale. Kjo prokurori fitoi një përkrahje joreale ligjore dhe joreale politike, në kushtet kur ajo filloi punën. Në një situatë kur Prokuroria Speciale fluturonte lartë, sa i përket së ardhmes së këtij institucioni, ndodhi rasti “Zhvatja” dhe kontestoi gjithë punën e tyre. Edhe pse nëse analizohet puna e Prokurorisë Speciale, unë nuk do të kisha thënë se rezulton me rezultate spektakolare sa i përket procedimit dhe përfundimit të lëndëve që i ka ngritur dhe që i kishte nën kompetencë ky institucion.

Kështu që mendoj se Prokuroria Speciale është një storie interesante për analiza në opinionin tonë këtu brenda, por edhe më gjerë. Historia e prokurorive speciale fillon në SHBA dhe si i tillë është një institucion shumë i rëndësishëm, por atje Prokuroria Speciale gjithmonë ka mandat të caktuar kohor dhe hapësinor. Pikërisht për këtë, janë të suksesshme si institucione që ndjekin krimin në instanca të larta në vendet ku veprojnë. Në Maqedoninë e Veriut u aplikua një sistem i kombinuar, i cili për fat të keq arriti në këtë fazë deri ku arriti.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Saiti si e sheh Shoqata e gjykatëseve të Maqedonisë së Veriut procesin e vettingut apo rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Xhemali Saiti: Unë do të kisha ndarë personat që promovojnë procesin e vettingut në dy grupe. Personat të cilët nuk i analizojnë aspak pasojat juridike të një procesi të tillë, ku bën pjesë një grup i personave dhe një grup i personave të tjerë të cilët bëjnë punë duke shtyrë këtë proces për një grup të caktuar të interesave politike apo grupeve të tjera.

Prandaj, unë mendoj se faktori ndërkombëtarë me një syçeltësi iu qas kësaj çështje. Gjatë tre vjetëve të fundit jam në komunikim intensiv dhe kjo çështje sipas mendimit tim nga faktori ndërkombëtar është e absorbuar, që nga tanimë dy vjet. Kjo çështje është shqyrtuar dhe mendoj se nuk është temë e bisedave në aspektin e detyrimeve që ka vendi në rrugën e integrimeve evropiane.

Shikuar nga aspekti im, madje disa herë kam bërë dhe thirrje publike te kolegët e mi gjykatës, që përmes vendimeve tona të bëjmë një evoluim një auto-evoluim tonin në mënyrë vetanake ku para opinionit do të prezantojmë vendimet tona të mira, para së gjithash të drejta si gjykatës dhe do të bindim opinionin se ne kemi progres në vendimet tona, sa i përket një periudhe vis-a-vis një periudhe të mëhershme, ku shumë vendime ishin të kontestuara. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori