LAJMI I FUNDIT:

E rëndë: Dy pushues mbyten në plazhin e Durrësit

E rëndë: Dy pushues mbyten në plazhin e Durrësit

Dy persona kanë humbur jetën sot në mesditë në bregdetin e Durrësit në një hark kohor krejt të shkurtër, brenda 10 minutash.

Bëhet fjalë për një 33-vjeçar që është aksidentuar me motor uji dhe një grua që dyshohet se vuante nga zemra.

Raporti policor shqiptar


Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:40, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasja N.T., rreth 50 vjeçe, banues në Tiranë, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore ( vuante nga zemra).

Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:50, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, shtetasi B.M., rreth 33 vjeç, banues në Tiranë, duke bërë xhiro në det me motor ujë është rrëzuar dhe është mbytur, ai u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, njoftojnë mediat në Shqipëri.