Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK), po konsideron se situata politike e krijuar në vend, do të ndikojë në tërheqjen e investitorëve të huaj dhe do të kthejë në pikën zero të gjitha nismat ligjore për reforma në fushën e të bërit biznes.
Kryetari i OEAK-ut, Arian Zeka në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se deri në konsolidimin e institucioneve të reja, do të krijohet një pasiguri tek investitorët e huaj dhe si shkak ata do të largohen nga Kosova.
“Vetë situata momentale është goxha komplekse dhe ndikon negativisht në mjedisin e të bërit biznes, meqenëse frenon reformat të cilat janë nisur të shumë proceseve të plotësim ndryshimit të shumë ligjeve të ndryshme të cilat afektojnë bizneset dhe natyrisht rrisin pasigurinë e të bërit biznes e rrisin pasigurinë politike dhe si të tilla mund të jenë dekurajuese për investitorët e huaj nëse shpërbëhet kuvendi”, thotë ai.
Po ashtu sipas tij, në rast të shpërbërjes së Kuvendit, do të ngadalësohen edhe reformat, si në hartimin dhe plotësimin ndryshimin e ligjeve, apo aprovimin e ligjeve dhe do t’i kthejë ato në pikën zero.
“Të gjitha nismat ligjore qoftë për krim qoftë për hartim për aprovim të ligjeve të reja apo për ndryshim të ligjeve ekzistuese, do të kthehen në pikën zero, që do të thotë që tërë ajo kohë e cila është humbur deri më tani në përgatitjen atyre ligjeve do të jetë një kohë e quar huq edhe në të njëjtën kohë natyrisht kurdo që të themelohen institucionet e reja, sërish po flasim për situatë hipotetike do të nevojitet që të shpenzohet e njëjta sasi kohore për të draftuar ligjet dhe për ti sjellë sërish ato në kuvend. Koha është një faktor tepër shumë i rëndësishëm për bizneset dhe për investitorët”, tha ai.
Zeka thotë se procedurat që kanë nisur kompanitë investuese nëpër ministritë përkatëse do të ndikojë që përfundimisht ata të largohen në rast vonesave në marrjen e përgjigjeve.
I pari i Odës Ekonomike Amerikane, thotë se pavarësisht që është folur se investitorët po largohen shkaku i nepotizmit dhe shantazheve nga grupe të ndryshme të interesit, shumica prej tyre mbesin të nivelit spekulativ.
“E para është e vërtetë ajo që thoni ju është folur kogja shumë për tërheqjet e investitorëve të huaj nga Kosova megjithatë nuk ka raste të tilla konkrete ndoshta ka ndonjë 1 ose 2 raste të tilla të kompanive të caktuara të cilat janë vendosur këtu dhe pastaj për një arsye ose tjetër janë tërhequr por megjithatë arsyet mund të jenë të nivelit spekulativ dhe së paku ne në Odën Amerikane për një informatë të tillë për të cilinë do të mundë të flisnim publikisht”, thotë ai.
Sa i përket tarifës 100 % kundër produkteve me origjinë nga Serbia e Bonja dhe Hercegovina, Oda Amerikane mban qëndrim të qartë së ky vendim i Republikë së Kosovës është vendim politik dhe si i tillë është në kundërshtim me marrëveshjen për tregti të lirë, e njohur si CEFTA dhe me frymën në të cilën ndërtohet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit.
“Ne kemi pasur një qëndrim se çfarëdo mase tarifore ose jo tarifore është në kundërshtim me marrëveshjet për tregti të lirë me të cilat Kosova i ka ndërrmarë”, thotë ai.
Sipas Zekës taksa duhet të hiqet dhe mos të krijohen barriera në tregtinë e lirë.
“Ne besojmë në nuk duhet të ketë barriera të tilla tarifore edhe në të njëjtën kohë edhe trifa që Kosova u ka vendosur fqinjëve të sajë të hiqet”.
Zeka thotë se masa 100 % ndaj produkteve Serbe dhe Bosnje Hercegovinës, ka ndikuar që produktet vendëse të kenë hapësirë më të madhe në treg dhe në të njëjtën kohë është rritur importi nga Shqipëria dhe Maqedonia si dhe nga vendet e Bashkimit Evropian.
“Ajo që kemi vënë re është poashtu një rritje e importeve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Republika e Shqipërisë, nga dy shtetet që janë në kufi të Kosovës, që do të thotë se një pjesë e madhe e produkteve të cilat nuk kanë mundur të importohen pas vendosjes së masave tarifore megjithatë kanë gjetur zëvendësim te këto dy shtete dhe natyrisht të shteteve të tjera të Bashkimit Evropian të cilat poashtu kanë shënuar rritje të eksporteve të tyre drejtë Kosovës”, përfundon Zeka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos