LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM bën kërkesa të pakuptimta që të mos miratohet ligji për Prokurorinë

LSDM: OBRM-PDUKM bën kërkesa të pakuptimta që të mos miratohet ligji për Prokurorinë

Nga partia në pushtet akuzojnë liderin e OBRM-PDUKM-së se ikën nga drejtësia dhe me qëllim pengon reformat që janë në interes të qytetarëve dhe vendit.

“Kërkesa për një transformim të plotë të PSP-së dhe prokurorëve nga PSP që të mos kalojnë së bashku me rastet që i drejtojnë ato në zyrën e prokurorit publik në mënyrë të qartë nënkupton vonimin e procedurave që zhvillohen nga PSP.


Qëllimi që Vlladimir Pançevskit të jetë kryetarë i Prokurorisë së re publike gjithashtu flet për qëllimet e mbrapshta të OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit në procesin e ndërtimit të një prokurorie të efektshme publike. OBRM-PDUKM vazhdimisht shpik dhe paraqet kërkesa dhe pengesa të reja për të parandaluar kalimin e ligjit dhe për të shmangur drejtësinë”, tha Kostadin Kostadinov, deputet dhe zëdhënës i LSDM-së.

Sipas tij, është e qartë se Mickovski dhe OBRM-PDUKM kanë frikë nga një sistem i pavarur, efikas dhe joselektiv i prokurorisë publike./Telegrafi/