LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Dr.Fleura Shkëmbin, hipnoterapistja që thotë se kthen kujtimet e njerëzve nga e kaluara

Njihuni me Dr.Fleura Shkëmbin, hipnoterapistja që thotë se kthen kujtimet e njerëzve nga e kaluara

Në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, këtë javë ka qenë i ftuar një personazh shumë i veçantë. Bëhet fjalë për psikologen dhe hipnoterapisten publike, Dr. Fleura Shkëmbi.

Hipnoza (nga greq. “ipno-s” – gjumë, dhe perëndia greke e gjumit Hipnos) është një gjendje e hamendësuar e ndërgjegjes së ndryshuar, në të cilën njeriu i hipnotizuar nga një person që zotëron aftësinë e hipnotizimit, është zakonisht më i ndjeshëm ndaj ndikimeve të jashtme sesa në gjendjen e tij normale, pra zgjuar.

Fleura Shkëmbi që ka doktoruar në Londër thotë se në përgjithësi njerëzit në përgjithësi kanë frikë nga e panjohura. Ajo thotë se hipnoza përdoret në terapi dhe mjekësi dhe njerëzit që janë të certifikuar në këtë profesion nuk e përdorin hipnozën për të ofruar shfaqje për publikun duke bërë pacientët të bëjnë si kafshë.


Hipnoterapistja thotë se hipnozën klerikët fetarë shpesh e keqpërdorin, por ata nuk bazohen në shkencë në këtë aspekt.

Ajo thotë se shpesh shkojnë pacientë në klinikën e saj për të kërkuar t’u bëhet hipnozë, por sipas saj hipnoza nuk është dëshirë e individit por atë e përcakton hipnoterapisti, raporton Telegrafi.

Psikologia tregon edhe për disa lloje të hipnozave që kthejnë mendjet e njerëzve në kohë deri sa ishin edhe në barkut e nënës.

“Ka teknika që të kthejnë mbrapsht. Kjo quhet terapia e regresionit. Ti mund të kthehesh mbrapsht një vit më parë, dy, mund të kthehesh pesë vjeç, tre, deri në barkun e nënës dhe pastaj kalojmë edhe në jetët e shkuara. Unë kam pasur një pacient që u kthye më moshën pesë vjeçe që e mbante në mend edhe belbëzimin. Kjo mund të bëhet kur nuk ke dëmtime fizike…Ai mbante mend edhe vendin dhe shikonte një të afërm”.

Doktoresha Fleura thotë se hipnoza nuk është diçka që duhet pasur frikë, por pacienti duhet të ketë besim të hipnoterapeutisti./Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Moda
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kalo në kategori