LAJMI I FUNDIT:

750 kilogramë ari në vlerë 30 milionë euro, publikohen pamjet e vjedhjes në një aeroport të Brazilit

750 kilogramë ari në vlerë 30 milionë euro, publikohen pamjet e vjedhjes në një aeroport të Brazilit

Disa persona të armatosur në Brazil kanë vjedhur 750 kilogramë ari që vlerësohet të jetë me vlerë të paktën 30 milionë dollarë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të dyshuarit hynë në aeroportin Guarulhos në Sao Paulo veshur si oficerë policie dhe morën arin, të destinuar për në Nju Jork dhe Cyrih.


Siç bëhet e ditur tutje, duke u thirrur në raporte të policisë, dy punonjës të aeroportit janë marrë peng.

Gjithashtu disa raporte sugjeruan se të dyshuarit mund të kenë rrëmbyer familjen e një punonjësi të lartë të mërkurën, për të fituar informacionin e brendshëm rreth ngarkesës.

Bëhet e ditur se të dyshuarit maskuan kamionin e tyre si një automjet brazilian të policisë federale dhe u përballën me punëtorët, duke i detyruar ata të lëviznin arin në makinën e tyre.

Sipas pamjeve të sigurisë, katër burra u larguan nga makina dhe së paku njëri kishte një pushkë.

Një zëdhënës i aeroportit tha se askush nuk u lëndua në incident, por nuk komentoi mbi raportet e pengjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori