LAJMI I FUNDIT:

Bisedat që tronditën internetin: Fotografët e famshëm abuzojnë me modelet duke iu kërkuar imazhe nudo

Bisedat që tronditën internetin: Fotografët e famshëm abuzojnë me modelet duke iu kërkuar imazhe nudo

Mund të cilësohen si të çmuara mundësitë kur të jepen që të bashkëpunosh me fotografë të njohur botëror, që i kanë realizuar fotografi të famshmëve si: Kim Kardashian, Ariana Grande dhe Kanye West, mirëpo e hidhur mund të jetë përvoja nëse i njëjti kërkon që t’i dërgosh foto nudo në këmbim të realizimit të një set fotografish.

Kjo gjë i ka ndodhur modeles së njohur Sunnaya Nash, e cila ka rënë në kontakt me fotografin e njohur Marcus Hyde.

Ajo ka publikuar një pjesë të bisedës që ka bërë me fotografin në InstaDirect, i cili në joshje e sipër i thotë modeles se fotosesioni është falas nëse ajo i dërgon imazhe nudo.


Sunnaya kërkon të realizojë një set fotografik me Hyde. Ai i thotë se setet nudo janë falas, por ajo duhet t’i dërgojë paraprakisht foto lakuriq. Modelja nuk pranon të dërgojë foto nudo, por i thotë se është dakord që të pozojë me të brendshme ose pjesërisht nudo. Fotografi i shkruan më pas se seti kushton 2000 dollarë.

“Thjesht sepse nuk të dërgova foto nudo përpara setit fotografik?” e pyet modelja. “Po. Duhet të shoh nëse ja vlen” i përgjigjet ai. Sunnaya refuzon të dërgojë foto para setit, ndërsa Hyde e mbyll bisedën duke i thënë “gjej dikë tjetër, unë do të merrem me yjet”.

https://www.instagram.com/p/B0OVdQHnfBu/?utm_source=ig_embed

Më pas rrjeti social Instagram pas ndonjë arsyetim, vendosi të fshijë postimin e modeles, mirëpo ajo vazhdon të mbetet në faqen e Diet_Prada në këtë rrjet social.

Lidhur me këtë, Kim Kardashian e cila dikur ishte bashkëpunëtore e Marcus Hyde, ka reaguar me një shkrim në rrjetet sociale, duke mos pranuar asesi një gjë të till

“Kam qenë duke lexuar të gjitha mesazhet dhe historitë që lidhen me sjellje të pafalshme të fotografit që kam punuar. Përvoja ime personale me të ka qenë gjithnjë profesionale dhe jam thellësisht e tronditur, e pikëlluar dhe e zhgënjyer se vajzat kanë përjetuar një gjë të tillë. Unë përkrah të drejtat e çdo gruaje për të mos u ngacmuar, për të mos u vendosur në presion për gjëra që nuk ndihen rehat. Nuk mund ta lejoj këtë sjellje dhe do të duartrokas gjithë ato që flasin hapur”, ka shkruar Kim Kardashian.

Ndërkohë, reagime pati edhe nga këngëtarja e madhe, Ariana Grande, e cila gjithashtu ka pozuar para aparatit të fotografit në fjalë.

“Sapo lexova disa detaje tronditëse dhe më të vërtetë zemërthyese. E urrej faktin që kjo është një bisedë, por ju lutem mos xhironi me fotografët që ju bëjnë të ndiheni në siklet ose ju bëjnë të ndiheni të detyruara të hiqni rrobat. Nëse ju thonë se duhet të paguani më shumë para nëse qëndroni të veshura, kjo është me të vërtetë e ndyrë. Ju premtoj që ka shumë fotografë të respektueshëm, të këndshëm dhe të talentuar. Urrej të dëgjoj për këto gjëra. Më vjen keq që dikush e përjetoi diçka të tillë”, ka qenë reagimi i Ariana Grandes.

Ndërkohë menjëherë pas këtyre ngjarjeve, thuhet se Instagram ka vendosur ta bëjë privat llogarinë e Marcus Hyde. /Telegrafi/

Fotografi Marcus Hyde (Foto: Siskin/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Kalo në kategori