Emra të mëdhenj të futbollit nga po thuajse të gjitha trojet shqiptare janë mbledhur, të martën, në impiantin që e bartë emrin e Legjendës. Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë si asnjëherë më parë ka qenë vendtakim i shumë yjeve të futbollit të viteve të 80-ta dhe i bashkëkohanikëve të Legjendës, për të nderuar veprën dhe karrierën e ish-presidentit të FFK-së në turneun e parë përkujtimor të organizuar nga FFK-ja, me veteranët e Prishtinës, Llapit, Flamurtarit të Vlorës dhe Tetovës.
Përveç ekipeve pjesëmarrëse këtë turne krahas familjarëve të Legjendës e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe shumë shokë e miq të tij, në mesin e të cilëve edhe Paskal Papadopolos, Brian Deane e Carl Shieber, derisa i pranishëm ishin edhe Sokol Kushta, i cili i kishte shënuar gol Partizanit të Beogradit pikërisht në ndeshjen në të cilën kishte luajtur edhe Fadil Vokrri.
Turneun e hapi presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e këtij turneu, teksa vlerësoi lartë figurën e ish-presidentit Vokrri, derisa topin nga qendra e nisi Paskal Papadopolos, i cili ishte mik i ish-presidentit të FIFA-s, Sep Blatter dhe përkrahës i madh i ish-presidentit Vokrri në rrugëtimin drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale veteranët e Tetovës u treguan më të mirë se ata të Flamurtarit të Vlorës, duke i mundur me rezultat 6:2. Tre gola për tetovarët i shënoi Artim Shaqiri, derisa me nga një gol kontribuuan Skender Jonuzi, Harun Isa dhe Husein Kadriu, derisa për vlonjatët shënuan Eqrem Memushi dhe Kreshnik Çipi. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, veteranët e Prishtinës vetëm pas serisë së penalltive arritën të mundin veteranët e Llapit, 4:3, pasi ndeshja në kohën e rregullt (dy herë nga 20 minuta) u mbyll me rezultat 1:1. Të parët shënuan llapjanët nëpërmjet Rrahim Kaçandollit, derisa rezultatin e barazoi Muharrem Sahiti.
Lojë interesante u zhvillua edhe në finale, ku dy herë në epërsi ishin tetovarët, por që në fund fituesin e trofeut e përcaktuan penalltitë. Artim Shaqiri shënoi për 1:0, por shifrat i barazoi në pjesën e dytë Eroll Salihu. Tetovarët i riktheu në epërsi Burhan Emerllahu, por ishte sërish Salihu, i cili i barazoi shifrat për t’ia mundësuar ekipit të tij që trofeun ta kërkojnë nëpërmjet penalltive. Megjithatë, nga pika e bardhë më efikas u treguan tetovarët, të cilët në fund fituan me rezultat 7:6.
Në fund të turneut, Muharrem Sahitit i takoi “Këpuca e artë” si futbollisti më i mirë i turneut me numrin 9, derisa golashënuesi më i mirë ishte Artim Shaqiri. Ekipet pjesëmarrëse u nderuan me medalje, derisa Tetova si fituese me trofeun ‘Fadil Vokrri’, të cilin për kapitenin Ismajl Sylejmani e ndau presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Do theksuar se në secilën ndeshje në minutën e 9-të u ndërpre loja dhe me duartrokitje u nderua Legjenda, Fadil Vokrri, derisa në finale tifozët ‘Dardanët’ shpalosën një banderolë me figurën e ish-presidentit Vokrri. Në ndeshjen finale të këtij turneu drejtësinë për disa minuta e ndau ish-gjyqtari i njohur kosovar, Ismet Shurdhani.
Ndërkohë në darkën e përbashkët në ‘Emerald’ u ndanë edhe mirënjohje dhe plaketa për personalitete të shquara të futbollit dhe jo vetëm, derisa pjesëmarrësit evokuan kujtime të shumta me Legjendën, duke e vlerësuar si futbollistin më të madh të të gjitha trojeve shqiptare.
Deklaruan
Fadil Muriqi: Kjo ishte një ditë shumë e veçantë dhe emocionuese për mua dhe për të gjithë ata që e kanë dashtë dhe e kanë respektuar të ndjerin Fadil Vokrri, i cili vërtet e ka dhënë kontributin e tij të madh edhe si lojtar edhe si president i FFK-së, e ku falë punës së tij Kosova ia ka arritur qëllimit që të pranohet në UEFA e FIFA. Dëshira e tij është realizuar sepse jemi anëtarësuar, por ne sonte do të kishim dëshirë që ky stadium të na bashkojë për ndonjë ditë të lumtur dhe të luajmë së bashku me të, por ja që jeta është e tillë dhe ai iku atëherë kur iu dashtë më së shumti Kosovës. Sidoqoftë, besoj se kujtimi për të do të jetë gjithmonë i paharrueshëm.
Artim Shaqiri: Kjo është një ditë e veçantë për të gjithë ne e veçmas për ekipin tonë nga Tetova, ngase jemi fituesit e parë të këtij turneu tradicional kushtuar Legjendës së madhe të futbollit shqiptar. Figura e Fadil Vokrrit nuk mund të përshkruhet me fjalë, thjeshtë ai ishte dhe do të mbetet përgjithmonë Legjendë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje