Industria në ekonominë më të madhe në Evropë mori një tjetër goditje gjatë muajit korrik, duke shtuar më tej shqetësimet për rënien e fitimeve të korporatave.
Indeksi i Industrisë ra në 43.1 pikë nga 45 pikë që ishte muajin paraprak dhe njëkohësisht është niveli më i ulët në shtatë vitet e fundit. Të dhënat ishte poshtë parashikimeve të analistëve dhe sugjerojnë një kontraktim të sektorit, që do të thotë se mundësitë për një recesion në Gjermani vijojnë të rriten.
Valuta evropiane humbi pikë përballë dollarit amerikan pas publikimit të të dhënave, duke u tregtuar pranë nivelit 1.1130 dollarë. Raporti është një goditje tjetër për ekonominë gjermane dhe dobësia ka qenë më e theksuar në sektorin e automjeteve.
Kompanitë si Continental apo Daimler po ndjejnë goditjet nga dobësimi i kërkesës botërore dhe nga tranzicioni drejt automjeteve elektrike. Por, ka shenja rreziku edhe në sektorë të tjerë, me gjigantin gjerman të kimikateve BASF, që paralajmëroi për rënien e fitimeve.
Një tjetër rrezik vjen nga moti i nxehtë dhe mungesa e reshjeve, që mund të kufizojnë trafikun e anijeve në lumin Rhine, një arterie kyçe për biznesin.
Të dhënat shtojnë më tej presionin ndaj Bankës Qendrore Evropiane që të ofrojë stimuj shtesë. Gjithashtu, ka pasur shenja shqetësuese edhe për prodhimin në Francë, pasi indeksi shënoi rënie gjatë korrikut dhe sugjeron për një stanjacion të ekonomisë. Ndërsa indeksi që mat të gjithë industrinë e Eurozonës ra në nivelin më të ulët në gjashtë vitet e fundit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova