LAJMI I FUNDIT:

FMN-ja me parashikim të zymtë për ekonominë botërore

FMN-ja me parashikim të zymtë për ekonominë botërore

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike botërore këtë vit dhe vitin tjetër, duke paralajmëruar se tarifat e mëtejshme të SHBA-së ose një dalje e parregullt e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, mund të ngadalësojnë më tej rritjen ekonomike, dobësojnë investimet dhe çrregullojnë rrjetin e furnizimit.

FMN-ja tha se tani pritet një rritje ekonomike botërore prej 3.2 për qind në vitin 2019 dhe 3.5 për qind në vitin 2020, një rënie prej 0.1 pikë përqindjeje për të dy vitet, që nga parashikimi i saj në muajin prill.

“Rreziqet tjera të rëndësishme përfshinë një ngadalësim ekonomik të papritur në Kinë, mungesë rimëkëmbjes në eurozonë, një BREXIT pa marrëveshje dhe një përshkallëzim të tensioneve gjeopolitike”, tha Gita Gopinath, zyrtare e lartë e Fondit Monetar Ndërkombëtar.


Fondi u bëri thirrje vendeve të punojnë në nivel multilateral për të ulur tensionet tregtare dhe për të dhënë fund pasigurisë në lidhje me statusin e marrëveshjeve të tregtisë midis Britanisë dhe BE-së, si dhe Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori