LAJMI I FUNDIT:

Nesër skadon afati për huan prej gjysmë miliardë euro për Qendrën e re klinike në Shkup

Nesër skadon afati për huan prej gjysmë miliardë euro për Qendrën e re klinike në Shkup

Nesër skadon afati që Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave bashkërisht ju dhanë organizatave ndërkombëtare financiare dhe bankave ndërkombëtare për miratimin eventual të huas prej 500 milionë eurove, para që shteti planifikon të ndërtojë qendër të re klinike në Gjorçe Petrov.

Deri nesër bankat dhe organizatat financiare duhet të shprehin interes për miratimin e huas. Afati filloi të skadojë në fillim të muajit maj, pas mbledhjes qeveritare ku u morr vendimi për ndërtimin e qendrës së re klinike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ende s’kemi informacione që të interesuarit të na pranojnë kredinë para afatit të caktuar. Procedurën e udhëheq Ministria e Financave dhe presin që nesër, pas skadimit të afatit, të informohemi në mënyrë të detajuar. Kërkesat për hua janë dërguar në më shumë se 15 banka ndërkombëtare dhe organzata financiare”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.


Nga Ministria e Financave nuk u përgjigjën nëse ndonjë nga bankat tashmë ka dhënë përgjigje ndaj kërkesës së tyre.

Qendra e re klinike pritet të ndërtohet në komunën e Gjorçe Petrovit në vendin e quajtur ‘Vele Pole’. Plani i Ministrisë së Shëndetësisë është që deri në fund të këtij viti të vendoset themelet e Qendrës së re klinike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori