LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Ronaldo mund të luajë ku të dëshirojë, ai është më i miri

Sarri: Ronaldo mund të luajë ku të dëshirojë, ai është më i miri
Cristiano Ronaldo (Foto: Pakawich Damrongkiattisak/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri e ka vlerësuar lartë paraqitjen e Gonzalo Higuainit dhe Cristiano Ronaldos në humbjen 3-2 ndaj Tottenham Hotspurit në International Champions Cup.

Trajneri italian ka deklaruar se skuadra e tij ka nevojë për më shumë përgatitje fizike dhe për atë psikologjike, derisa janë një grup i ri i lojtarëve.


Sarrit më tej ka shtuar se pesë herë fituesi i Topit të Artë do të jetë lider i ekipit dhe që mund të luajë në çdo pozicion që dëshiron.

Maurizio Sarri (Foto: Thananuwat Srirasant/Getty Images/Guliver)

“Cristiano është lojtari më i mirë që kemi në skuadër”, ka thënë trajneri italian pas ndeshjes.

Moment i sikletshëm te Juventusi: Sarri iu arsyetua Ronaldos se përse e zëvendësoi gjatë ndeshjes ndaj Tottenhamit
Lexo po ashtu Moment i sikletshëm te Juventusi: Sarri iu arsyetua Ronaldos se përse e zëvendësoi gjatë ndeshjes ndaj Tottenhamit

“Kështu që, ne duhet t’i vendosim dhjetë lojtarë të tjerë në pozita më defanzive. Ai (Ronaldo) mund të luajë ku të dëshirojë në fushë”.

“Ai është më i miri dhe është e rëndësishme që ai të luajë i lirë. Aspekti pozitiv tjetër është edhe forma e Higuainit. Gonzalo duket shumë mirë në stërvitje”, ka shtuar më tej trajneri i juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori