LAJMI I FUNDIT:

Çun Lajçi, Haradinajt: Ftesën për Speciale ta çoi “gjarpni”

Çun Lajçi, Haradinajt: Ftesën për Speciale ta çoi “gjarpni”

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka folur për dorëheqjen e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit të vendit, pasi mori ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai, përmes një shkrimi në Facebook, ia ka përmendur Haradinajt Çakorrin, duke thënë se, “ftesën për Speciale ta çoi Demarkacioni i gabuar me Malin e Zi.


Më tej Lajçi, i ka thënë Haradinajt që,t’i merr me vete edhe 82 deputetët që e votuan Demarkacionin.

Lajçi ka shkuar edhe me larg.  Ai ka përmendur edhe Thaçin, duke thënë se “gjarpni”, “ka dorë”, në ftesën e Speciales për Haradinaj.

Ai i ka thënë Haradinajt që mos të vajtojë, pasi, do të kthehet prapë nga Haga.

Postimi i plotë i Çun Lajçit pa ndërhyrje

Mos vajtoni si për Enver H!

Ramush

T’erdhi ftesa dhe e pifsh për shnet, thoshte kusherini im Ramiz Kelmendi, jo Elkosi jo, e nami tybe n’asht ba!

Shko burr si gjithë të tjerët, se prap kthehesh qysh je kthye!

Veç mos u mrrol, se ftesën ta çoi Demarkacioni i gabuem!

( Edhe Ali Gucisë thonë ia hangër kryet!)

Ndaj merri me veti qata 82 deputetët që votuen për Çakorrin, bile qata që putheshin prej gëzimit, as mos i kthe!

Ta çoi gjarpni ftesën o Ramush, se ia dhe të drejtën e dialogut, ate që ty të takonte!

Ta çoi vota jote për Specialen n’Kuvend!

Për këto pikëllohu Ramush, jo për ftesën, as për postin, se veç hije ishe, e me hije nuk sundohet!

Pikëllohu për Kosovën peng i kajtjes suaj kolektive e i s’keqes!

Edhe thuju mediave: Mos t’vajtojnë si për Enver H se ti kthehesh prap qysh je kthye – pa therrë n’kamë!

Eh more Ramush, prap Haga, prap Strasbouri, e mule shqiptartë prap varg me t’pa!

Por s’di a vjen edhe Çuni, se erdha dy herë, por m’shkoi Çakorri!

Ba me ardhë kësaj radhe, dro se shkon edhe Boletini!

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori