LAJMI I FUNDIT:

Inxhinieri i Hitlerit, babai i misionit hapësinor të NASA

Inxhinieri i Hitlerit, babai i misionit hapësinor të NASA

Ndërsa perëndimi dhe Bashkimi Sovjetik po përplaseshin për të marrë mendjet më të ndritura të rangut të tretë, pas luftës, ShBA mundi të tërhiqte Verner Von Braun, inxhinierin e raketave që kish projektuar raketat V-2 të nazistëve, dhe rreth një qind nga shkencëtarët dhe inxhinierët më të mirë të tij.

Ata u vendosën në një fshat të vogël, në Huntsville, ku ushtria shndërroi një arsenal armësh në një qendër për prodhimin e raketave e ku kontribuan për programin Apollo, që çoi njeriun në Hënë. Fëmijët e tyre, vazhdojnë të jetojnë atje dhe të çojnë para trashëgiminë e tyre ndërkohë që ShBA feston përvjetorin e 50 të apollo 11.


“Nëse babai im do të kish qenë këtu sot, do të ishte i shokuar dhe i zhgënjyer që jo vetëm që nuk jemi kthyer në Hënë prej një kohë të gjatë, por edhe pse nuk kemi arritur ende në Mars, sepse kjo ishte në krye të axhendës së tij”- tha Margrit von Braun, vajza e Wernher von Braun, transmeton TCH.

Numri i personave që punuan për programin Apollo, ishte 400 mijë. Në 1961, presidenti John Kennedi, i kërkoi zëvendësit Lindon Johnson, të mundnin sovjetikët në hapsirë. Xhonson kontakton me babain e programit hapsinor të NASA-s, Verner von Braunin.

Ai ishte shpikësi i raketave naziste V2 që mbollën shkatërrim në Londër në luftën e dytë Botërore, por ishte dorëzuar tek amerikanët bashkë me 100 inxhinierët e tij më të mirë. E ai pranoi sfidën. Historianët në fakt ishin të ndarë për trashëgiminë e tij. Një pjesë e madhe e quanin kriminel lufte, ndërsa të tjerët e shihnin si një njeri që nuk kish patur zgjedhje tjetër veçse të punonte me rendin totalitar të kohës.

Për të parë videon kliko KËTU

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori