Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, në një lidhje telefonike me RTV Dukagjinin ka thënë se dorëheqja e Haradinajt ka qenë e befasishme për të dhe subjektin e tij politik.
Ai thotë se dje ka pasur një takim me Ramush Haradinaj dhe nuk ka parë ndonjë indikacion te ky i fundit se do të dorëhiqej.
Ahmeti thotë se partia e tij është e përgatitur për zgjedhje të reja dhe se Kryesia e kësaj partia do të takohet disa herë gjatë vikendit për të diskutuar për situatën e krijuar.
“Kushtetuta i ka dispozitat e veta. Nëse një kryeministër jep dorëheqje, presidenti duhet te filloj konsultimet me partitë politike dhe të kërkojë nga koalicioni fitues nëse ka ndonjë alternativë tjetër për të mbajtur qeverinë. E them këtë për të diskutuar afatet…Kjo i bjer që maksimumi dy muaj nga dita e sotme nëse nuk ka gatishmëri për ndonjë qeveri të re shkojmë në zgjedhje”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se nuk ka ndonjë gatishmëri për të vazhduar qeveria pasi LDK moti është deklaruar për zgjedhje dhe sipas tij edhe raportet NISMA-PDK nuk janë të mira për t’u vazhduar ky koalicion.
Kryetari i PSD-së ka thënë se do të mbaj diskutime me subjektet tjera politike për ndonjë koalicion të mundshëm. Ai thotë se takime ka pasur me LDK-në dhe NISMA-n.
“LDK i ka pritur zgjedhjet e veta të brendshme dhe nuk e kemi ditur me kë do të diskutojmë. Secili kandidat që mund të bëhet kryetar në LDK mund të ketë preferenca të ndryshme…Ne kemi thënë se vija e kuqe për ne është PDK-ja”.
“Synimi ynë kryesor është që të kalojmë pragun, por pretendojmë të mbajmë së paku këta deputetë që i kemi”.
Ai ka thënë se kushdo që vjen në qeveri do të ketë një punë mjaft të zorshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City