LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj të hënën do ta dorëzojë letër-dorëheqjen te presidenti Thaçi

Haradinaj të hënën do ta dorëzojë letër-dorëheqjen te presidenti Thaçi

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka njoftuar anëtarët e këshillit drejtues dhe kryesinë e partisë së tij për letër-dorëheqjen nga pozita e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj theksoi se pas dy proceseve gjyqësore në Hagë dhe në Francë, tash ka marrë një ftesë edhe nga Gjykatën Speciale si i dyshuar në kohën e shërbimit në UÇK.

“Nuk kam dashur të shkoj në gjykatë si kryeministër, sepse do të ishte e rëndë për vendin, andaj ofrova dorëheqjen. Të hënën do ta dorëzoj letër-dorëheqjen edhe te presidenti. Më mirë do të ishte që të caktohen zgjedhjet dhe ta jap mandatin populli për kryeministër”, tha Haradinaj.


Haradinaj po ashtu në vitin 2004, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit me të marrë ftesën nga Gjykata e Hagës.