LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas ftesës së Gjykatës Speciale: Do t’i përgjigjem shpifësve

Haradinaj pas ftesës së Gjykatës Speciale: Do t’i përgjigjem shpifësve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar partinë e tij për dorëheqjen nga pozita  si kryeministër i Kosovës.

“I njoftova kolegët e Aleancës, partinë që e udhëheqi për dorëheqjen, për arsyet dhe për atë çka na pret sipas meje, pra motivin e dini, jam i ftuar si i dyshuar në Gjykatën e re tash që është formuar për intervistim. Kjo do të ishte shumë e rëndë me shku si kryetar i Qeverisë, pra do të ishte një poshtërim edhe i Kosovës, edhe i nderit të kryetarit të Qeverisë me u paraqitë para hetuesve. Shkoj si qytetar, pra si kryeministër në dorëheqje. Kuptohet unë kam qenë dy herë në gjykata ndërkombëtare, pafajësinë time e çmoj e respektoj nderim tim personal, do t’i përgjigjem këtyre shpifësve, nderin e luftëtarit shqiptar. Ata që nuk besojnë që luftëtari shqiptar e ka nderin, iu siguroj që e ka, ka me e pas gjithë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Haradinaj ka thënë se qëndrimet e tij politike janë të qarta, dhe se Kosova nuk e përballon dot ndarjen në mënyrë që të fitojë njohjen.


Baraliu: Pas dorëheqjes së Haradinajt, Thaçi duhet t'i shpallë zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditësh
Lexo po ashtu Baraliu: Pas dorëheqjes së Haradinajt, Thaçi duhet t'i shpallë zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditësh

Ai ka theksuar edhe një herë se Kosova është e gatshme për dialog.

Haradinaj ka thënë se ditën e hënë do t’i njoftojë të gjitha institucionet për dorëheqjen e tij, po ashtu ai ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të udhëtojë për në Gjykatën Speciale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Lajme
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Siguri
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Kalo në kategori