LAJMI I FUNDIT:

VV: Haradinaj nuk e ka prioritet as zhvillimin ekonomik e as arsimin

VV: Haradinaj nuk e ka prioritet as zhvillimin ekonomik e as arsimin
Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj për mos investime në Trepçë.

Sipas tyre, të rinjtë mitrovicas nuk ndihmohen nga një universitet me cilësi të dobët sepse ata kanë nevojë për punë.

“Të rejat e të rinjtë e Mitrovicës së varfëruar nuk i ndihmon një universitet me cilësi të dobët. Ata kanë nevojë për punë. Por qeveria Haradinaj nuk e do punën, prandaj nuk e rigjallëron Trepçën”, thuhet në deklaratë.


Vetëvendosje përmes një grafike shpjegon se Qeveria ka investuar në vitin 2018 2,905,398 euro dhe në vitin 2019 4,788,969 euro në një universitet pa cilësi dhe 0 euro në Trepçë.

“Haradinaj nuk e ka prioritet as zhvillimin ekonomik e as arsimin. Ai ankohet se Mitrovica nuk ka punë, prandaj nuk duhet mbyllur universiteti. Por Universiteti i Mitrovicës ka patur cilësi vetëm kur ka prodhuar kuadro për Trepçën, ndërkohë tash ka 0 investime në Trepçë dhe niveli i arsimit ka rënë nën 0”, vijon deklarata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori