LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen kinezët të cilët dje sulmuan një qytetar në Shkup

Arrestohen kinezët të cilët dje sulmuan një qytetar në Shkup

Arrestohen kinezët të cilët dje sulmuan një qytetar në Shkup, njoftojnë nga MPB.

“Më 17.07.2019 në SPB Shkup M.T. nga Shkupi ka paraqitur se rreth orës 11:20 në restoranin në qendrën tregtare ka qenë i sulmuar fizikisht nga të punësuarit e restorantit L.Ç. (34) dhe L.SH. (43) qytetarë të Republikës Popullore të Kinës, ndërsa ka pasur të bëj me porosinë e ushqimit”, njoftojnë nga MPB.


Siç njoftojnë nga MPB sipas paraqitjes, njëri nga shtetasit kinez me mjet të fort iu është afruar dhe ka sulmuar M.T., ndërsa personi tjetër ka hedhur mjete tjera ndaj tij.

Incident i rrallë në Shkup, aziatikët sulmojnë me thikë një person
Lexo po ashtu Incident i rrallë në Shkup, aziatikët sulmojnë me thikë një person

“Pas marrjes së masave L.Ç. dhe L.SH. janë arrestuar në stacionin policor në Karposh dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim penal”, thonë nga MPB./Telegrafi/