LAJMI I FUNDIT:

Ronaldinho afër rikthimit të pabesueshëm në futboll në moshën 39-vjeçare

Ronaldinho afër rikthimit të pabesueshëm në futboll në moshën 39-vjeçare

Ish-legjenda e Barcelonës, Ronaldinho është ‘në bisedime’ për të bërë një kthim të bujshëm në futboll, 18 muaj pas daljes në pension të tij.

Sipas mediumit Times Of Malta, 39-vjeçari, i cili luajti së fundi për ekipin brazilian Fluminense, është aktualisht në diskutime me skuadrën malteze Birkirkara FC për një transferim.


Drejtori teknik i Birkirkara, Michael Valencia, ka konfirmuar se “bisedimet janë në vazhdim” në lidhje me një marrëveshje potenciale.

Vinicius Jr: Neymar dhe Ronaldinho janë idhujt e mi
Lexo po ashtu Vinicius Jr: Neymar dhe Ronaldinho janë idhujt e mi

“Mund të konfirmoj se ekziston mundësia që Birkirkara FC mund të nënshkruajë me Ronaldinhon”.

“Nuk ka asgjë të përfunduar ende, por bisedimet janë në vazhdim dhe duhet të jemi të durueshëm dhe të shohim se si gjërat evoluojnë”, ka thënë Valencia.

Marrëveshja ka ardhur në dritë pasi klubi foli për një kompani të huaj që është e interesuar të sponsorizojë klubin.

Ndryshe, Ronaldinho njoftoi tërheqjen e tij nga loja profesionale në janar të vitit 2018.

Por, duket se 39-vjeçari është i gatshëm të bëjë një kthim të mrekullueshëm në lojë pas këtyre raporteve të fundit

Ai nuk do të jetë në gjendje të përsërisë atë që bëri në kulmin e karrierës së tij, por do të jetë një kënaqësi për të parë Ronaldinhon sërish në fushë.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori