Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, në emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për ligjin e pagave, mos vlerësimin e mjekëve nga shteti si dhe ikjet e punëtorëve shëndetësorë jashtë vendit.
Syla tha se puna e mjekëve nuk vlerësohet nga shteti, as në aspektin moral dhe as ekonomik.
Ai tha se punëtoret shëndetësorë çdo përballen me ofendim, kërcënime e me sulme.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë po ashtu shpjegoi se ikjet e punëtorëve shëndetësore jashtë vendit nuk janë zgjidhje.
Ai këto ikje nuk i quajti si fuqi punëtore për vendet që kërkojnë punëtorë shëndetësorë, por “skllavërim modern”.
“Nuk është e vërtetë që po ikin vetëm studentët, por janë duke ik edhe këta që janë të punësuar. Këta joshen me kompani të ndryshme si në Gjermani. Nuk po lidhin kontrata që kanë kryer shkollë. Janë si ndihmës të infermierëve atje. Dhe shumica e tyre përfundojnë nën përkujdesjen e pleqve. Mos të mashtrohen që e kanë jetën luks atje, paga 2500 euro është bruto pagë. Ku janë shpenzimet tjera, e me çka mund të jetojnë ata. Po marrin fuqi të lirë, kjo është një ‘skllavërim modern’. Faj ka politika jonë. Jemi i vetmi shtet që nuk bërë një marrëveshje të mirëfilltë më institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Syla në “Përballje ditore”, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, sikur Kosova të ishte në BE, ikjet e punëtorëve shëndetësorë mund të quheshin lëvizje e lirë, por siç tha ai kjo quhet migrim.
“Nëse shteti pretendon se po luan rolin e uljes së papunësisë kjo është gabim. Nëse vazhdon ky trend pas 10 vjetëve, imagjinoni çfarë mund të ndodh. Askush s’na ka marr për bazë në argumentet tona”, potencoi ai.
Syla theksoi se nëse vazhdon kështu ikja e punëtorëve shëndetësorë brenda dhjetë vjetësh Kosova do të përfundojë në mjek të ardhur nga Siria e Afrika e vende të tjera. Syla ka folur është për gjendjen në shëndetësinë e Kosovës dhe ligjin për sigurime shëndetësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj