LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi i Shehollit: Një deputet në parlamentin e Serbisë, merr rrogë në Kosovë si këshilltar politik

Hulumtimi i Shehollit: Një deputet në parlamentin e Serbisë, merr rrogë në Kosovë si këshilltar politik

Drejtuesi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike, Fatmir Sheholli ka prezantuar disa të dhëna ekskluzive në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini nga një hulumtim që ky institucion ka bërë me serbët në Kosovë.

Ky hulumtim do të prezantohet në detaj para opinionit pas disa ditësh në një konferencë të veçantë për media.

Sheholli ka thënë se nga ky hulumtim është vërejtur se në vitin 2001 koalicioni serb “Povratak” ka pasur 22 deputetë në Kuvendin e Kosovës, por kanë marrë vetëm një ministri.


“LDK-ja në atë kohë ka pasur 47 deputetë dhe në atë kohë Presidenti Rugova ka mundur të formojë vetëm me ta Qeverinë, por vetëm Gordan Bogdanoviç ka qenë ministër i Bujqësisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se deri më tani asnjë parti politike serbe nuk e ka pranuar shtetin e Kosovës. Këtë thotë se e bazon nga hulumtimi i plan programeve që këto parti kanë deklaruar në KQZ.

Sheholli thotë se nga buxheti i Kosovës, serbët që nuk jetojnë dhe punojnë në Kosovë për një vit marrin 1 milion e 300 mijë euro përmes disa “llauçerave”.

“Kemi hasur se një deputet i SPS në Parlamentin e Serbisë është këshilltar i Kryetarit të Graçanicës. Ai merr rrogën nga buxheti i Republikës së Kosovës por njëkohësisht merr rrogën e tij edhe nga Serbia”.

Sheholli: Deputetët e Listës Serbe janë njerëzit e njëjtë që tri mandate, bashkëpunuan të gjitha partitë me ta
Lexo po ashtu Sheholli: Deputetët e Listës Serbe janë njerëzit e njëjtë që tri mandate, bashkëpunuan të gjitha partitë me ta

Drejtuesi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike shton më tej se asnjë nga komunat serbe në Kosovë nuk respekton simbolet e Kosovës, por thotë se ka disa stacione policore që respektojnë simbolet shtetërore të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori