LAJMI I FUNDIT:

Sheholli: Deputetët e Listës Serbe janë njerëzit e njëjtë që tri mandate, bashkëpunuan të gjitha partitë me ta

Sheholli: Deputetët e Listës Serbe janë njerëzit e njëjtë që tri mandate, bashkëpunuan të gjitha partitë me ta

Drejtuesi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike, Fatmir Sheholli ka thënë deputetët serb të Kuvendit të Kosovës janë njerëzit e njëjtë prej tri mandatesh dhe me ta kanë bashkëpunuar të gjitha partitë.

Sheholli, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ka divergjenca brenda Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.


“Ne e dimë që kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliç ka katër deputetët të tij në Kuvendin e Kosovës. Me zotin Bratisllav Nikoliç kanë marrëdhënie të mira të gjithë liderët politikë shqiptarë pasi i kanë shkuar në shtëpi për festa të ndryshme”.

Ai ka thënë se nëse vjen në pyetje një mocion për rrëzimin e Qeverisë nuk do të jetë e vështirë marrëveshja me këta katër deputetë që i binden kryetarit të Shtërpcës.

“Nikoliç ka lobuar për këta deputetë. Ata i takojnë Listës Serbe. Kanë qenë dikur në SLS të Sllobodan Petroviçit. Por duhet të kuptojmë se këta deputetë mund të kenë frikën ndaj Vuçiçit dhe Gjuriçit sepse ende janë nën ombrellën e tyre”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtuesi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike, ka thënë se është absurde që të thuhet se nuk bën të rrëzohet Qeveria me votat e Listës Serbe.

“Ata deputetët serb, shumica prej tyre janë në Kuvendin e Kosovës tani e tri mandate. Kanë qenë në partinë e Sllobodan Petroviçit dhe me të gjitha këta serb kanë bashkëpunuar të gjitha partitë shqiptare. Ata janë njerëzit e njëjtë. Këto janë fluskula politike që i thonë partitë politike se ne me Listën Serbe nuk bashkëpunojmë sepse nesër do ta dalin të kërkojnë vota nga shqiptarët”.

Sheholli ka thënë se pavarësisht se ata serb politikisht kanë qasje tjetër, ata janë deputetët të Kuvendit të Kosovës dhe nuk bëhen këto ndasi.

“Për mua kjo qasje e partive politike se “ne nuk i duam ata [serbët]” është totalisht e papranueshme sepse demokracia nuk njeh këso far qasje pavarësisht çfarë roli kanë ata deputetë dhe ne e dimë të gjithë se ata shkojnë në Beograd dhe marrin urdhra”, tha ndër të tjera Fatmir Sheholli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori