LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski-Galoway: Maqedonia e Veriut është model për transformim të suksesshëm në rajon

Pendarovski-Galoway: Maqedonia e Veriut është model për transformim të suksesshëm në rajon

Maqedonia e Veriut gjatë periudhës së kaluar ka investuar punë dhe përpjekje të mëdha në përmbushjen e proceseve integruese dhe sot është një model për transformim të suksesshëm për të gjitha vendet e rajonit, u theksua në takimin e sotëm mes presidentit Stevo Pendarovski dhe ambasadores britanike Rachel Galloway, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim, sipas kabinetit të Presidentit, u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, si dhe mbi zhvillimet dhe sfidat aktuale në rajon. Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi me zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme midis dy vendeve, të cilat karakterizohen me miqësinë dhe besimin reciprok dhe partneritetin solid.


U konstatua se Mbretëria e Bashkuar është partneri ynë i gjatë dhe mbështetës i reformave të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe në fushën e drejtësisë, administratës publike dhe transparencës së institucioneve publike.

Pendarovski shprehu besimin se Mbretëria e Bashkuar, si një partner i fuqishëm dhe mik i Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë me mbështetjen dhe ndihmën konkrete në arritjen e prioriteteve tona strategjike. Në këtë kontekst, Presidenti shprehu shpresën se partneriteti afatgjatë brenda NATO-s do të rrumbullakohej me anëtarësimin tonë në Aleancë në një takim të udhëheqësve, që do të mbahet në Londër në dhjetor 2019.

Ambasadorja Galloway përgëzoi Presidentin Pendarovski për emërimin e tij dhe i uroi atij sukses në kryerjen e detyrave të tij, duke shprehur gatishmërinë për promovimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori