LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike e Kinës zbret në nivelin më të ulët pas tre dekada

Rritja ekonomike e Kinës zbret në nivelin më të ulët pas tre dekada

Ekonomia e Kinës u ngadalësua me ritmin më të dobët që nga fillimi i të dhënave tremujore në vitin 1992 ndikuar nga “lufta tregtare” me SHBA-në, ndërkohë që treguesit mujorë paraqesin shenja për një stabilizim.

Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 6.2 për qind në periudhën prill-qershor nga një vit më parë, nën zgjerimin 6.4 për qind në tremujorin e parë.


Ngadalësimi vjen si pasojë e presionit me të cilin po ballafaqohen me politikëbërësit kinezë, teksa po përpiqen të negociojnë një marrëveshje me SHBA-në për tregtinë, ndërkohë që ekonomia ndërmerr një tjetër hap drejt ngadalësimit afatgjatë. Megjithëse negociatorët kinezë po bisedojnë përsëri me homologët e tyre amerikanë, nuk ka asnjë siguri për një arritje marrëveshjeje në kohën e duhur për të parandaluar dëme të mëtejshme ekonomike.

“Ne vazhdojmë të shohim ngadalësimin e rritjes së tremujorit të dytë, por mendoj se jemi drejt stabilizimit. Banka qendrore duhet të jetë më tepër proaktive, duke avancuar me uljen e normës së rezervës nëse do të përballemi me tarifa më të larta”, tha Wang Tao, kryeekonomistja në UBS AG me seli në Hong Kong, në një intervistë me Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Eksportet neto kontribuuan në 20.7 për qind të rritjes së prodhimit në gjysmën e parë nga 22.8 për qind në tremujorin e parë.

Rritja e investimeve fikse në gjysmën e parë u përshpejtua në firmat private, ndërsa kompanitë shtetërore u tërhoqën, një shenjë tjetër se përpjekjet e qeverisë për të kanalizuar para në sektorin privat mund të japin fryte. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori