LAJMI I FUNDIT:

Bie sistemi i Facebookut, Instagramit dhe WhatsAppit

Bie sistemi i Facebookut, Instagramit dhe WhatsAppit

Nuk duhet të shqetësohuni nëse jeni duke pasur problem të hyni në llogarinë e juaj në Facebook, Instagram dhe WhatsApp, pasi që nuk jeni të vetmit.

Aktualisht këtyre rrjeteve sociale iu kanë rënë sistemet dhe përdoruesit që nuk po mund t’i shfrytëzojnë këto, përcjell Telegrafi.


Zonat ku nuk ka qasje në Facebook sipas Downdetector

Me të njëjtin problem, por në nivel shumë më të vogël, është prekur edhe WhatsApp, aplikacion që gjithashtu është nën pronësinë e Facebookut.

Zonat ku nuk ka qasje në WhatsApp sipas Downdetector

Edhe përdoruesit e Instagramit po hasin vështirësi që të kyçen në llogaritë e tyre.

Zonat ku nuk ka qasje në Instagram sipas Downdetector

Kontrolli nëpërmjet Downdetector, tregon për ankesat që janë bërë në mbarë botën nga përdoruesit, që nuk mund të hynin ose duhej të provonin disa herë derisa në qaseshin. /Telegrafi/