LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri Tahiri te ‘Krimet e Rënda’, sot seanca gjyqësore

Ish-ministri Tahiri te ‘Krimet e Rënda’, sot seanca gjyqësore

Sot është hera e tretë që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, paraqitet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Dy seancat e mëparshme gjyqësore kanë dështuar për shkak të mungesës në sallë dhe problemeve me prokurën për Gjergj Kohilën, ish-shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, i cili ndodhet në arrati.

Ish-ministri akuzohet për bashkëpunim me bandën e Habilajve në trafikimin e drogës drejt Italisë.


Ndaj tij janë ngritur tre akuza, “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në seancën paraprake, Saimir Tahiri ka kërkuar që procesi të bëhet me kohë të shkurtuar, gjë që nuk do të thotë pranim fajësie, por që gjykimi të zhvillohet pa iu nënshtruar shqyrtimit të fashikujve gjatë procesit në themel.

Nëse kjo kërkesë e tij pranohet, procesi mbyllet me tre seanca, një për Prokurorinë që shpall pretencën; një për avokatët që bëjnë mbrojtjen; dhe e fundit për gjykatën që shpall vendimin; duke eliminuar kështu debatin gjyqësor. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori