Edhe pse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është larg dita kur do të bëhet liberalizimi i vizave, njohësit e kësaj fushe për Telegrafin kanë thënë se janë skeptik nëse institucionet e BE-së do të marrin vendim pozitiv rreth procesit të liberalizimit të vizave deri në fund të këtij viti, dhe se deklaratat e tilla nga politikanët vendor nuk duhen marr seriozisht.
Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), ka thënë se gjasat janë se i gjithë procesi do të shtyhet për vitin 2020.
“Rrjedhimisht, duhet të jemi skeptik se institucionet e BE-së do të marrin vendim pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave deri në fund të këtij viti”, ka thënë ai.
Shasha ka sqaruar se në korrik të vitit 2018 Komisioni Evropian rekomandoj liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa në shtator 2018 Parlamenti Evropian votoj pro nisjes së negociatave mes Parlamentit, Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian për të siguruar lëvizje e lirë për qytetarë e Kosovës.
Siç tha ai, ky qëndrim i Parlamenti Evropian u ri-konfirmua më 28 mars 2019.
“Sidoqoftë, përkundër vlerësimit të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, Vendet Anëtare të BE-së apo Këshilli i BE-së nuk është duke e ndarë vlerësimin e njëjte me dy institucione të cekura. Dhe tani qysh nga muaji shtator 2018, Këshilli i BE-së nuk ka ndërmarr hapat drejt marrjes vendimit pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”, u shpreh Shasha.
Ai theksoi se janë katër faktorë të cilët janë duke penguar liberalizimin e vizave për Kosovën.
“1. Mungesa e rezultateve të Kosovës në kuadër luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Tre vite pas kërkesës së Komisionit Evropian për përmbushjen e kriterit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ne ende s’kemi asnjë aktgjykim dënues të profilit të lartë për korrupsion. Rrjedhimisht, vendet anëtare të BE-së nuk e ndajnë mendimin se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Ky ishte së fundi edhe qëndrim zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Francës.
2. Raporti i Vendit 2019 identifikoj sfida të shumta në fushën e sundimit të ligjit. Në veçanti, vendet anëtare me shqetësim janë duke përcjell gjeturat e Raportit të Vendit, ku është konkluduar se korrupsioni është i përhapur në gjitha nivelet institucionale dhe institucionet e drejtësisë janë duke ndërmarr veprimet nën ndikimin politik. Kosova u konfirmua se është vend i fundit në Ballkan në kuadër kapitujve të ndërlidhur me sundimin e ligjit – kapitulli 23 dhe 24.
3. Liberalizimi i vizave nuk është prioritet i institucioneve të BE-së për vitin 2019. Gjatë këtij viti, institucionet e BE-së do të janë të fokusuara në konstituimin e institucioneve të reja të BE-së të dalura nga zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evropian, negociatat për buxhetin e BE-së për 2021-2027 dhe menaxhimin e BREXIT-it.
4. Mungesa e vullnetit politik për liberalizim të vizave. Brenda BE-së janë disa vende të cilat për arsye të brendshme janë kundër hapjes së mëtutjeshme të kufijve të BE-së. Këtu vende kyçe kundër janë Franca dhe Holanda”.
Edhe Albana Rexha, hulumtuese e lartë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka vlerësuar se deklaratat e politikaneve rreth çështjes së liberalizimit të vizave nuk duhen marr shume seriozisht.
“Vlerësoj se nëse bazohemi në deklaratat e politikanëve rreth liberalizmit të vizave, në praktikë do të ishim duke lëvizur lirshëm tash e shumë vite. Kjo është një indikacion i asaj se deklaratat e politikaneve rreth kësaj çështje nuk duhen marr shume seriozisht”, ka thënë ajo.
Rexha potencoi se ka shumë pak shpresë se gjatë këtij viti Këshilli i Ministrave të Evropës mund të dal me vendim pozitiv rreth vizave për Kosovën.
“Kjo për arsye se deri më tani nuk kemi parë një qëndrim unik sa i përket zgjerimit të BE-së dhe hapjes së kufijve nga ana e shteteve të BE-së. Ky pozicion lehtë mund të vërehet kur analizojmë deklaratat e Merkel në njërën anë, e në anën tjetër ato të Macron i cili në çdo rast është në përkrahje të reformimit të brendshëm të BE-së para zgjerimit të saj. Përveç mos-unitetit në këtë drejtim, ka edhe mungesë të vullnetit politik për të adresuar çështjen e vizave ndaj Kosovës në Këshill nga disa shtete duke përfshi Holandën e cila është skeptike. Kjo bën që çështja e liberalizimit të mos jetë prioritet për shtetet e BE-së. Një faktor tjetër që mund të shtyjë këtë vendim është edhe koha dhe përqendrimi që nevojitet për konstituimin e institucioneve të reja të BE-së si dhe menaxhimi i Brex-it. Andaj, duke u bazuar në këto fakte dhe disponimin e disa shteteve të BE-së ndaj hapjes së vizave, mbes skeptike se liberalizmi mund të ndodh gjatë këtij viti”, tha ndër të tjera hulumtuesja e lartë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Albana Rexha.
Ndërkaq, ndryshe nga Haradinaj, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk dëshiron të jap afat kohor për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë