LAJMI I FUNDIT:

Kombet e Bashkuara: Bota ka mbi 800 milionë njerëz të uritur

Kombet e Bashkuara: Bota ka mbi 800 milionë njerëz të uritur

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) thotë, se 820 milionë njerëz në mbarë botën vuajtën nga uria gjatë vitit 2018.

OKB në raportin “Gjendja e Sigurisë Ushqimore dhe të Ushqyerit”, thuhet se shifrat kanë mbetur të pandryshuara në tre vitet e fundit.


“Përhapja e urisë në Amerikën Latine dhe Karaibe është ende nën 7 për qind, ajo po rritet ngadalë. Dhe në Azi, kequshqimi është në 11 për qind të popullsisë. Megjithëse Azia jugore kishte përparim të madh gjatë pesë viteve të fundit me 15 për qind, ende është nën nivelin e kequshqyerjes”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, dokumenti tregon se rreth dy miliardë njerëz kanë përjetuar nivele të moderuara ose të ashpra të pasigurisë ushqimore, që zënë 26 për qind të popullsisë botërore.

Raporti përfundon me udhëzime se cilat politika afatshkurtra dhe afatgjata duhet të ndërmerren për të mbrojtur sigurinë ushqimore dhe të ushqyerit gjatë episodeve të trazirave ekonomike ose në përgatitjen e tyre, siç janë integrimi i shqetësimeve të sigurisë ushqimore dhe të ushqyerjes në përpjekjet për zvogëlimin e varfërisë dhe transformime strukturore përfshirëse. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori