Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot tryezën e diskutimit “E ardhmja e raporteve Kosovë-Serbi nga perspektiva e qytetarëve në Kosovë”.
Sipas një njoftimi, në këtë diskutim morën pjesë deputeti Dukagjin Gorani, ish-deputetja Rada Trajkoviq, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, si dhe ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq.
Në hapjen e tryezës, Jeta Krasniqi nga KDI, ka theksuar nevojën për përfshirjen e qytetarëve në diskutimet që ndërlidhen me të ardhmen e dialogut dhe procesin e normalizimit.
Ajo tha që nga fillimi ky proces ka qenë jo transparent dhe ka munguar përfshirja e qytetarëve.
Dialogu aktualisht mbetet i pezulluar për shkak të kushtëzimit të Serbisë për heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë nga Qeveria e Kosovës.
Ndërsa, spektri politik ende nuk ka arritur të ndërtojë konsensusin e nevojshëm politik për të pasur qëndrim unik në këtë proces.
Ndërsa deputeti Dukagjin Gorani, fillimisht theksoi që procesi i dialogut nuk ka sjellë rezultatet e pritura.
Ai shprehu shqetësimin që çështja Kosovë-Serbi po diskutohet si problem në mes shqiptarëve dhe serbëve.
“Në vend se të flitet për komunitete, aktualisht po flitet për territore. Por, edhe kur flitet për territore, flitet vetëm për pjesën veriore të vendit. Në tërë procesin, mungojnë serbët e Kosovës si komunitet, e veçanërisht, ata që quhen ‘serbët e jugut’, të cilët kanë qenë dhe mbeten të papërfaqësuar në këtë proces”, ka thënë Gorani.
Sipas tij, po ashtu arkitektura institucionale në vend nuk ofron hapësirë për zgjidhje inovative për çështjet e interesit nacional, andaj nëse palët duan zgjidhje, duhet të reformojnë mendësinë dhe kushtetutën.
Deputeti Gorani, duke folur për idenë për korrigjimin e kufijve, tha se një gjë e tillë “do të jetë zgjidhje në mungesë të zgjidhjes”.
E ish-deputetja Rada Trajkoviq, deklaroi që rezultati i bisedimeve Kosovë-Serbi deri më tani më së shumti i ka goditur serbët e Kosovës, pasi që, siç tha ajo “është diskutuar në përgjithësi për integrimin e veriut, por diskutimet i kanë prekur të gjithë serbët e Kosovës”.
Sipas saj, serbët janë harruar nga shteti i Serbisë, ndërsa institucionet e Prishtinës nuk punojnë për mbështetjen e mbijetesës së serbëve.
Trajkoviq tha se përfaqëson grupin e njerëzve të cilët janë kundër ndarjes së Kosovës si zgjidhje potenciale në mes palëve, duke shtuar që kjo zgjidhje do të sillte destabilitet.
Ish-deputetja Trajkoviq vlerësoi që pajtimi mes dy shoqërive duhet të fillojë me dënimin e kriminelëve të luftës, të cilët akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës. Kurse, sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve, ajo u shpreh që “nuk është hequr dorë nga kjo ide, përderisa presidentë të të dyja vendeve janë Thaçi dhe Vuçiq”.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, tha se të dy shtetet duhet të synojnë paqen dhe jo zgjidhje të bazuar në territore.
Ai shtoi se është e domosdoshme që koncepti qytetar të dominojë këtë diskurs, ndërsa shtoi se secili qytetar i Kosovës duhet ta ndjejë Kosovën si shtet të vetin.
Lidhur me procesin e dialogut, Berisha theksoi që një proces pa fokus dhe datë mund të vazhdojë me dekada të tëra.
Ai shtoi se qëndrimi i qeverisë është që “dialogu me Serbinë duhet të përfundojë, të afatizohet, dhe duhet të përmbyllet me njohje reciproke në mes dy shteteve dhe më pas të diskutohet për çështje të ndryshme ndërshtetërore”.
Ai dënoi të gjitha aktet e dhunës ndaj qytetarëve, varrezave dhe dinjitetit të qytetarëve serbë të Kosovës.
Në anën tjetër, ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, duke folur në përgjithësi për procesin e dialogut, vlerësoi që ka pasur organizim dhe menaxhim të keq të tij.
Ai kundërshtoi idetë rreth korrigjimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës, duke i cilësuar si ide katastrofike.
Sa i përket rolit të serbëve të Kosovës në procesin e normalizimit, sidomos serbëve që jetojnë në jug, Rashiq theksoi që “serbët përdoren si mekanizëm nga Beogradi, përkatësisht nga struktura në pushtet atje, për tregti të tyre politike”.
Ai potencoi që asnjë zgjidhje nuk duhet të arrihet pa përfshirjen e serbëve të Kosovës, si dhe kërkoi që të ndërpritet strategjia e shpërnguljes së tyre nga Kosova.
Po sipas njoftimit, të pranishmit tjerë në këtë diskutim, ngritën pyetje dhe shqetësime lidhur me prezencës e idesë për korrigjimin e kufijve në bisedimet mes palëve, përkatësisht të pasojave eventuale që kjo zgjidhje do të kishte për serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër, kthimin e serbëve të shpërngulur nga Kosova, si dhe veprimet e institucioneve për garantimin e jetesës dhe interesave së përbashkëta të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.
Ky diskutim u organizua në kuadër të projektit “Perspektiva Evropiane – ndërtimi i konsensusit kombëtar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë” që përkrahet nga Ambasada Zvicerane në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova