LAJMI I FUNDIT:

Gjermania kërkon infermierë nga Kosova, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë

Gjermania kërkon infermierë nga Kosova, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë

Gjermania ka nevojë për rreth 70 mijë infermierë dhe këtë mungesë mund ta kompensojë vetëm me ardhjet nga vendet tjera. Kështu deklaroi sot në Prishtinë ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn, pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunimin me vendin tonë në fushën e shëndetësisë, e cila shihet si një mundësi për modernizimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë.

Ministri kosovar i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje kanë marrë edhe zotimin gjerman për prioritetet kryesore si menaxhimi spitalor dhe sigurimi shëndetësor, teksa bëri të ditur se kanë diskutuar edhe për ndërtimin e një qendre për trajnimin e infermierëve.


“Sot është një ditë historike për Kosovën për faktin se kemi një zotim të Gjermanisë se do të ndihmojnë shëndetësinë e Kosovës. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje është një hap i ri për të krijuar një sistem modern shëndetësor ne vend. Qëllimi i Kosovës mbetet që të merr praktika më të mira evropiane”, tha Ismaili.

Ndërsa, ministri Spahn, tha se Kosova dhe Gjermania kanë mundësi të mira të bashkëpunimit, pasi sipas tij, Gjermania ka numër më të madh të qytetarëve të vjetër, kurse Kosova ka të rinj.

Ai tha se marrëveshja e sotme mund të shërbejë si bazë për shkëmbim të përvojave.

“Gjermania ka një ekspertizë më shumë se 125-vjeçare. Ne me përvojat tona dëshirojmë të ofrojmë përkrahje dhe këshillim. Në anën tjetër kemi edhe fushat se ku mund të ndihmojmë, si kualifikimi dhe certifikimi në fushën e infermierisë. Në të ardhmen mund të ngrisim nivelin. Diplomat e infermierisë do të ishte mirë të njiheshin më lehtë në Gjermani. Gjermania ka nevojë për ardhje të ekspertëve të fushës së infermierisë. Për këtë arsye, jam i lumtur që kemi krijuar një bazë të përbashkët. Një qëllim yni është shkollimi profesional nëpër shkolla, i cili i referohet standardit gjerman. Gjithashtu, sot për së afërmi kam parë edhe procedurat e vizave, dhe duhet të shohim përshpejtimin e marrjes së vizës për infermierët”, tha Spahn.

Gjermania mbi 35 mijë vende të reja pune në shëndetësi, kërkon infermierë nga Kosova dhe Shqipëria
Lexo po ashtu Gjermania mbi 35 mijë vende të reja pune në shëndetësi, kërkon infermierë nga Kosova dhe Shqipëria

Për më tepër, ai ka bërë të ditur se do të ketë këmbim dhe përkrahje në fushën e sigurimit shëndetësor.

“Unë kam dëgjuar se do të mund të ketë përkrahje në praktike në fushën e sigurimit shëndetësor. Po ashtu, shtrohet pyetja, në rast të një situate emergjente, kur një person nuk është në gjendje të mbulojë shpenzimet financiare, atëherë do t’i ofrohet ndihma. Ne kemi nevojë për rreth 70 mijë infermierë. Këtë numër të madh të infermierëve që na duhen mund ta arrijmë vetëm me ardhjet nga vendet tjera, dhe Kosova është shteti i parë me të cilën nënshkruam marrëveshje të kësaj natyre”, u shpreh ai.

Rreth 300 infermierë janë larguar këtë vit nga Kosova
Lexo po ashtu Rreth 300 infermierë janë larguar këtë vit nga Kosova

Ndryshe, sipas Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, rreth 300 infermierë, konsiderohet të jenë larguan këtë vit nga Kosova, për të kërkuar punë në vendet perëndimore. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori